Një pakt evropian për Shqipërinë apo një pakt i shqiptarëve për Evropën?
Nuk e di as vetë se si më ishte përvjedhur nga vëmendja një shkrim i mikut tim, Veton Surroi, botuar jo shumë kohë më parë në po këtë gazetë. Ma treguan, e kërkova dhe dikush ma solli. Shkrimi titullohet: "Një pakt evropian për Shqipërinë". Ashtu siç ndodh shumë herë në shkrimet me lëng të Vetonit, edhe në të rrihet një shqetësim që e ka shumëkush dhe që, përherë, ngre një shtjellje dyshimesh në mendjet e shumëkujt në këtë mëngë të dheut që është thirrur kohëmoti Arbëri: A ekziston një qëndrim i diferencuar në kancelaritë evropiane në lidhje me Shqipërinë dhe me shqiptarët? Ky diferencim është produkt paragjykimesh me bazë historike, është për shkak të strukturës fetare të shoqërisë shqiptare, për shkak të kriminalitetit të emigrantëve tanë apo diç tjetër, edhe më e keqe, fshihet poshtë tij? Në shumë mendje, edhe më të thjeshtuara, ngrihet dyshimi tradicional: A na e ka me hile vallë Evropa? Jo në pak raste rithirren në kujtesë vargjet e Fishtës. E, të gjitha pyetjet e lartpërmendura në ligjërimin bashkëkohor formulohen: A ka një projekt Evropa për Shqipërinë?
E gjithë kjo situatë dilemash bëhet edhe më e prekshme së paku për dy arsye:
E para, është qëndrimi ku e ku më i drejtpërdrejtë i SHBA-ve në mbështetje të zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare;
Dhe arsyeja e dytë, është edhe më e rëndë… fakti se një sërë vendesh, sikundër është edhe Serbia, e cila ka qenë më shumë se problematike në marrëdhëniet jo vetëm rajonale, ka shenja se do të ndodhet shumë shpejt përpara Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, siç edhe e vë në dukje me ekzaktësi (dhe pakënaqësi të kuptueshme) Vetoni.
E, me këtë rast, Vetoni shtron nevojën e një pakti të gjerë, i cili do t‘i jepte fund edhe mendësisë së lodhshme të tranzicionit, e në këtë pakt, me të drejtë, Vetoni parasheh si pjesëmarrës lidershipin shqiptar, së bashku me komisionerin evropian të Zgjerimit, Oli Rehn.
Pa dashur të heq asgjë nga ato që ai propozon, do të doja të shtoja disa argumente që, më së shumti, i ndeshim ne këtejza (sigurisht edhe Vetoni në Kosovë) në jetën tonë të përditshme dhe që lidhen jo vetëm me qarkullimin e lirë të qytetarëve shqiptarë në hapësirat e BE-së, por së pari e kryesisht, në sjelljen e shoqërisë shqiptare në standardet e një jete edhe më evropiane. Sepse është e vërtetë që cilësia e bareve, e ushqimeve, e banesave ndër ne ka ndryshuar rrënjësisht dhe është e pakrahasueshme me të shkuarën, por në lidhje me funksionimin e shtetit të së drejtës, pra edhe të standardeve të demokracisë efektive, është bërë pak, ose aspak, përderisa sa herë që ndryshon pushteti, transfuzioni i administratës është total (dhe jo vetëm në qendër, por edhe në një komunë emërhumbur të skërkave të malësive). Unë nuk mund të jem viktimë e "skandaleve" cilado qofshin ato: ndaç Gërdec, ndaç Fazliç, ndaç Trebickë, pasi ato kanë ndodhur dhe do të ndodhin në çdo kohë e nën cilëndo qeverisje, por më shqetëson më shumë (në kuadër të funksionimit të shtetit), largimi i inspektorit më të fundit në rangun e administratës publike të cilitdo qoftë institucion. Të gjithë e dimë se themelet e shtetit janë tek ai nëpunësi i tukequr teknokrat, që nuk njeh perëndi tjetër, veçse ligjin dhe rregullat e shtetit (paçka se shumë shkrimtarë të shquar i kanë pasur në qendër të sarkazmës së tyre). E këtyre themeleve ne u vëmë kazmën sa herë që mbahen zgjedhje. Ndjenja e përkohshmërisë, e militantizmit dhe e dallkaukllëkut politik vetëm se e bren këtë shtet dhe institucionet e tij jetikë. E, është edhe kjo ndjenjë përkohshmërie që e nxit edhe korrupsionin kapilar të shoqërive tona, i nxitur nga arsyetimi më së shumti instiktiv: të baj pare sa "jemi" në pushtet se pastaj m‘pret rruga e madhe. Nëse flasim për një regjistër civil të standardeve dhe, për pasojë, edhe për një standard të ri të zgjedhjeve të ardhshme - çka unë kam shumë arsye të besoj se nuk është në axhendën e asnjërit prej politikanëve që Vetoni përmend - pyetja lind: Ǒdo të ndodhë "të nesërmen" e votimeve? Atë e dinë të gjithë: Në rast të ndryshimit të pushtetit do të kemi atë shndërrim që e dinë të gjithë. E, nga kjo prerogativë, qysh tani partia në pushtet ka sërënditur si ndonja 10 mijë nëpunës të përbetuar për të mos u ndryshuar pushteti. Shumëkush prej tyre është gati jo vetëm të nëpërkëmbë çdo parametër normaliteti të zgjedhjeve, por edhe të "investojë" që pushteti të mos ndërrohet. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për ata që vetëm para katër vjetësh janë hedhur në rrugë të madhe: Ata janë e do të jenë "investitorë" dhe luftëtarë të ndryshimit të pushtetit. Pra, nuk kemi të bëjmë aspak me përballje programesh dhe alternativash politike. Në këtë realitet është e vështirë të kërkosh standarde, pavarësisht nëse ke apo nuk ke regjistër civil dhe karta identiteti, pavarësisht se ç‘ke thënë në takimin e radhës në Bruksel dhe pavarësisht propagandës boshe për integrimin euroatlantik.
Qoftë edhe nga këto që thamë - pa hyrë pastaj te mënyra e sjelljes me investimet, te shpërdorimet skandaloze me fondet publike, te "manipulimi" pozitiv me sipërmarrjet e kështu me radhë - nuk është e vështirë të kuptohet se, para se të shkojmë tek Oli Rehn, së pari ne mes veti, na lipset të bëjmë një pakt të sinqertë (aq sa politika e pranon sinqeritetin), mes veti, një pakt të bashkimit të kontributeve për të përmbyllur disa reforma bazike që lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës. Dhe janë tri marrëveshje që realizojnë tri reformat kryesore (të paktën): mirëkuptimi se deri në ç‘nivel shkon prekja e administratës publike në rast të ndryshimit të pushtetit; marrëveshja në lidhje me përpilimin e një regjistri civil të standardeve dhe marrëveshja për një zgjidhje përfundimtare të titujve të pronësisë. Mirëpo, vetëm para dy ditësh, shqiptarët u njohën me një protestë, në lidhje me legalizimet e ndërtimeve pa lejë dhe ca ditë të tjera më parë, Berisha mori vendimin për shqyrtimin e validitetit të titujve të pronësisë të tokave të marra sipas ligjit të vitit 1991. S‘do shumë mend ta kuptosh teknologjinë, sipas së cilës, qytetarët dhe prona e tyre (e paimagjinueshme!!!) duhet të jenë "të lidhur" me zyrën partiake të shtetit, e për pasojë edhe me manipulimin e radhës së procesit zgjedhor.
Në të vërtetë, jo se në Shqipëri nuk ka pasur mirëkuptime mes pozitës dhe opozitës. Ato kanë qenë të herëpashershme dhe janë bërë vetëm për të mbrojtur e rregulluar interesat personale të pushtetit të tyre vetanak. E tillë ishte në Shqipëri edhe marrëveshja për ndryshimet kushtetuese të 21 prillit të këtij viti, marrëveshje që përmbushte vetëm dy qëllime: Berisha të mos rrëzohej nga detyra pas tragjedisë së Gërdecit, dhe Rama të fuqizonte autoritetin e tij të paqenë në Partinë e vjedhur Socialiste. Sigurisht, shumë qytetarë të dëshmojnë se ka pasur edhe marrëveshje të tjera: për leje ndërtimi, për ndarje zonash influence, për shkëmbim bodiguardësh (madje edhe në të dyja anët e kufirit), për shkartisje të kanaleve fitimprurëse nga bota e krimit e kështu me radhë. Për reforma që na afrojnë me Evropën, jo!
Dhe gjithë në këtë hulli të arsyetuari, ne e kemi një marrëveshje tonën me Bashkimin Evropian: kjo është MSA-ja e famshme, të cilën e keqpërdorim vetëm për ta nënshkruar. Eshtë një marrëveshje që synon përafrimin e realitetit shqiptar me atë evropian, sipas një kalendari të detajuar. Dhe askush nuk ka dëgjuar në këtë hapësirë një debat serioz, se deri ku jemi me përmbushjen e këtyre detyrimeve. Në vend të këtij debati të munguar, kemi një "arratisje" të dy "liderëve" kryesorë politikë në një fushatë që s‘mbaron dhe zhurma, e së cilës më së miri i shërben të kundërtës: Anashkalimit të një analize realiste të situatës së reformave në Shqipëri. Njëri bën monologje që i quan dialogje, tjetri marshuta propagandistike nën sloganin "Shqipëria po ndryshon".
…Ndërsa hidhja këto shënime, në emisionin më të ndjekur të shqiptarëve, në "Fiks Fare", Filipi me stafin e tij na dëshmuan me pamje faktin e thjeshtë dhe tronditës se në Spitalin Universitar të Tiranës (?!), si askurrë më parë, nuk ka as jod, as doreza operacionesh, as melheme e barna të tjera. Le ta fillojmë këtë paktin e shqiptarëve për Evropën me një pakt për normalizimin e qeverisjes në të gjitha nivelet. Dhe atëherë nuk do t‘ua kemi zili fqinjëve dhe afrimit të tyre më të shpejtë me Evropën e Bashkuar.