Argumenti im për Obama-n
Është bërë modë të vajtohet gjendja e politikave presidenciale dhe të qortohet toni i fushatës. Por, në fakt, kjo zgjedhje ka qenë një befasi e këndshme. Gjatë debatit të fundit, gjersa kandidatët flisnin në detaje rreth planeve të tyre për përkujdesjen shëndetësore, rreziku ishte që populli amerikan të ftohej jo nga negativiteti, por nga mërzia. Krahasoni këto zgjedhje me ato të vitit 1988, kur premtimi për besnikëri, Willie Horrton, fabrikat e flamujve dhe radhiqet belge e dominonin kampanjën. Apo vini në kontrast shfaqjen relativisht të shkurtër të William Ayers-it, kur ia zuri pritën John Kerry-t me sulme nga Anija e Shpejtë. Pak nga e tërë kjo është për shkak se populli amerikan qartazi është lodhur nga kampanjat "prej e kalle". Por kryesisht ndodh ngase të dy kandidatët janë burra të nderit e të përmbajtjes.
John McCain është trim dhe kjo trimëri e ka manifestuar veten jo thjesht vetëm në burgjet e Vietnamit. Gjatë dy dekadave të kaluara ai është prishur me partinë e tij dhe presidentin për shkak të ngrohjes globale, financave të kampanjës, shpenzimeve të qeverisë dhe përdorimit të torturës. Ai ka zgjedhur, në të shumtën e rasteve, që të heqë dorë nga kodimet raciale të cilat Partia Republikane i ka përdorur me dekada nëpër kampanjat e saj. Por pavarësisht nga këto fuqi të mëdha, si një kandidat për president në vitin 2008, ai është njeriu i gabuar për punën e gabuar në një kohë të gabuar. Të shikosh McCain-in duke adresuar krizën e tashme ekonomike, është sikur të shikosh një njeri që është jashtë hapit me kohën.
Përgjigjet e tij kanë qenë recitime të sloganeve të vjetra, prerja e taksave, limitimi i qeverisë, zvogëlimi i shpenzimeve, të cilat janë kryesisht të parëndësishme për problemet e sotme. A beson ndokush me të vërtetë se ndalimi i provizioneve kongresiste do t‘i kthejë tregjet e kredive në funksion? Në disa mënyra, lodhja intelektuale e McCainit reflekton lodhjen e revolucionit ideologjik të nisur prej Reaganit dhe Thatcher-it. Shteti ka nevojë për mendim të freskët, i cili është i gatshëm të pranojë fakte dhe ide të reja. Një botë e re është atje jashtë. Mbi politikat e jashtme, John McCain është një luftëtar. Në fakt, armiqësia e tij është rritur gjatë viteve të fundit, gjersa ka zbuluar neokonservativin brenda vetes. Ai dëshiron të vazhdojë betejën në Irak, flet si rastësisht për bombardimin e Iranit dhe është skeptik ndaj diplomacisë së administratës së Bushit me Korenë Veriore. Ai dëshiron të përjashtojë Rusinë nga G8-a dhe të poshtërojë Kinën, duke e përjashtuar nga i njëjti trup, gjithashtu. Ai e sheh një "ligë të demokracisë" të bllokuar në konflikt me një aleancë të autokracive.
Kjo është nostalgji ndaj Luftës së Ftohtë e jo një strategji për shekullin XXI. Problemi i McCain-it nuk është vetëm te substanca, por ndoshta më me rëndësi te temperamenti. Përgjatë kampanjës, ai ka qenë shpërthyes dhe impulsiv. Ai lëviz papritmas dhe paparashikueshëm, një ditë duke e pezulluar kampanjën e tij, ditën tjetër duke e nxitur përjashtimin e drejtorit të SEC-së nga puna, të tretën fajëson demokratët për krizën ekonomike. Ai gjoja s‘e dëshiroi të emëronte Joe Lieberman-in për kandidat të nënkryetarit, një gjysmë demokrat dhe që ka dekada të tëra përvojë, por në vend të tij ai zgjodhi dikë që është afër të kundërtës, Sarah Palin, një ultrakonservative që zgjon turmat, me përvojë dhe njohuri të kufizuar mbi çështjet. Në anën tjetër, Barack Obama ka qenë i përmbajtur dhe i arsyeshëm përgjatë tërë kampanjës së tij. Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ai miratoi vendimin e administratës që të intervenojë në industrinë financiare, por me paralajmërime, jo që të marrë pikë pozitive në kampanjë, por të mundësojë funksionimin më të mirë të programit. Këto modifikime u adoptuan nga administrata dhe javën e kaluar u futën në punë nga sekretari Paulson.
Axhenda e gjerë ekonomike e Obama-s, reformat e përkujdesjes shëndetësore, investimet në infrastrukturë dhe një shtytje e madhe për energji alternative, janë zgjidhje të mëdha ndaj problemeve të kohës sonë, të cilat vetëm po rriten. Ato nuk janë radikale, por as nuk janë të përmbajtura për shkak të frikës se mos po duken liberale. Bill dhe Hillary Clinton ishin gjithmonë të kujdesshëm që të mos shkojnë shumë larg nga zona e rehatisë e shtetit. Obama po shtyn që të ndryshojë parametrat e kësaj zone. Kjo quhet udhëheqësi. Mbi politikat e jashtme, Obama është i ftohti ndaj të nxehtit të McCain-it, duke i diskriminuar luftërat të cilat ai dëshiron t‘i nisë. Ai argumenton për kooperim më të madh ndërkombëtar dhe përdorim agresiv të diplomacisë. Ai e sheh një botë në të cilën Amerika nuk ka nevojë të bëhet armiqësore me askënd dhe përpiqet të punojë me shtetet e tjera, çfarëdo ngjyre që të kenë, që të zgjidhen problemet e përbashkëta me të cilat përballemi.
Le të jemi të sinqertë: asnjë kandidat nuk ka përvojë të së kaluarës që përputhet me të qenit president, pos që tani ata kanë udhëhequr kampanja të mëdha, shumëditëshe, shumëmiliardëshe, nëpër 50 shtete. Me pëlqim të përbashkët, McCain ka qenë kaotik dhe joefektiv, ndërsa Obama ka udhëhequr një operacion tejet të mirë, dhe këtë e ka bërë me shumë pak dramë dhe grindje, të cilat zakonisht i pllakosin makinat politike. Kjo është çështja përkrahëse për Obama-n, në substancë, që është kriteri më kryesor. Por simbolizmi gjithashtu është një forcë e fuqishme në marrëdhëniet njerëzore. Imagjinoni ç‘do të mendonin njerëzit përreth botës, nëse do ta shihnin Amerikën edhe një herë duke e shpikur të ardhmen. Dhe imagjinoni se si amerikanët do të ndiheshin nëse do ta shihnin shtetin e tyre edhe një herë duke e përmbushur besimin themelor të tyre, për mundësitë e barabarta, nëse shohin se njëmend nuk ka barriera në shtetin e tyre, madje as edhe në zyrën më të lartë të vendit, as për një njeri me një fytyrë ngjyrë kafe dhe emër të çuditshëm. E pranoj një interes personal. E kam një djalë 9-vjeçar të quajtur Omar. Fuqishëm besoj që ai do të jetë në gjendje të bëjë absolutisht atë që dëshiron në shtetin e tij kur të rritet. Por e pranoj që do të ndihem më i sigurt në të ardhmen e tij, nëse një njeri i quajtur Barack Obama bëhet President i SHBA-së.