EULEX? Sipas Kushtetutës dhe "Ahtisarit"
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka vlerësuar se vendosja e EULEX-it duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe planin e Ahtisarit. Ajo ka kundërshtuar zërat që flasin në favor të një qëndrimi neutral të EULEX-it ndaj statusit të Kosovës, në këmbim të marrjes së pëlqimit nga Beogradi për vendosjen e misionit evropian në pjesën veriore të Kosovës.
Eurodeputetja tha dje në Prishtinë se sikur të mos ishte plani i Ahtisarit, as EULEX nuk do të ishte në Kosovë. Komentet e saj u bënë pas një takimi me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në opozitë, Besa Gaxherri, me të cilën kanë biseduar për çështje të përfaqësimit gjinor në Kosovë.
Takimi me Presidentin
Eurodeputetja u takua edhe me Presidentin Fatmir Sejdiu. "Bashkimi Evropian do ta ndihmojë edhe në të ardhmen Kosovën, për forcimin e demokracisë në vend, duke u angazhuar për integrimin e mëtejshëm të pakicave në jetën institucionale", tha ajo gjatë këtij takimi.
Pack vuri theksin edhe te çështja e përfaqësimit të femrës në institucione. "Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vetëdijshme për sfidat që i presin në të ardhmen dhe janë të përkushtuara që të përmbushin zotimet e tyre para komunitetit ndërkombëtar", u shpreh Presidenti Sejdiu. Ai ripohoi se "Republika e Kosovës është vend demokratik i të gjithë qytetarëve të saj dhe synim parësor ka integrimin sa më të shpejtë në BE dhe në NATO". Sipas Sejdiut, Kosova ka dhënë garanci kushtetuese për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të saj, të komuniteteve pakicë dhe është e vendosur që këto garanci t‘i zbatojë në tërësi.
Takimi me Kryeministrin
Zonja Pack u takua edhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në institucionet e Kosovës janë integruar të gjitha komunitetet, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror, i deklaroi Thaçi eurodeputetes Pack. Kjo e fundit u interesua rreth prioriteteve të qeverisës së Kosovës lidhur me integrimin e komunitetit serb në institucione, si dhe për përfaqësimin e gruas në misionet diplomatike. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Pack hodhi poshtë mundësinë që EULEX-i të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës. "EULEX-i është këtu për shkak se këtë e përcakton Kushtetuta e Kosovës, përndryshe nuk do të ishte këtu. Gjithashtu, po të mos ekzistonte plani i Ahtisaarit, atëherë as EULEX-i nuk do të ekzistonte", theksoi ajo.
Zonja Pack po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditëshe dhe ka marrë pjesë në një seminar të organizuar nga OSBE për gruan dhe zhvillimin e politikave brenda partive politike.