Zhduket 40-vjecarja kishte probleme pas vdekjes se nje femije

Familjaret denoncojne humbjen. Gruaja ishte braktisur nga i shoqi pas vdekjes se njerit prej tre femijeve te tyre ndersa burri kishte marre edhe dy femijet e tjere me vete
Nje 40 vjecare nga Cercan i rrethit te Librazhdit eshte zhdukur pa adrese qe nga mengjesi i se dieles. Flutura Alliu nena e dy femijeve rezulton e humbur qe prej tre ditesh heren e fundit qe ajo eshte pare nga bashkefshatare e saj ka qene ne Hotolisht ne rrugen kombetare qe lidh midis tyre qytetet e Librazhdit dhe Perrenjasit. Mendohet se 40 vjecarja ka kaluar ne gjendje depresioni kur ka humbur pasi para nje muaji i kishte vdekur nje femije. Te shqetesuar nga mungesa te afermit e Flutura Alliut kane sinjalizuar policine lokale per zhdukjen pa adrese te saj. Vellai i se zhdukures Fatmir Omeri e lidh faktin e zhdukjes se saj me problemet shendetesore te se motres. Sipas tij rreth nje muaji me pare ajo ka humbur nje nga tre femijet e saj dhe mjerisht pas kesaj tragjedie bashkeshorti e ka braktisur duke i marre me vete ne Greqi edhe dy femijet e tjere. Fatmiri tregon se nuk ka asnje ide se ku mund te kete shkuar e motra duke shtuar se Prej te dieles se kaluar nuk kemi marre asnje informacion kemi pyetur te gjithe te afermit tane por askush prej tyre nuk di gje.
Zhdukja
Ne zhdukjen e 40 vjecares mesa duket ka ndikuar gjendja e saj e renduar psikologjike e cila vinte pasi ajo kishte marre nje goditje te forte emocionale para nje muaji kur njeri nga femijet e saj kishte humbur jeten. Ende pa filluar qe te marre veten nga kjo ngjarje bashkeshorti i saj i merr dy femijet e tjere per ne emigracion pasi si duket ai nuk ka pasur me besim tek ajo nese do te ishte nje nene e mire per dy femijet e tjere duke e lene te vetme. Mbas vdekjes se femijes ajo kishte filluar te tregohej e larget me dy femijet e tjere dhe me burrin e saj. Bashkefshatare te saj shprehen se e kane pare per here te fundit ne Hotolisht prane aksit kombetar Librazhd ndash Perrenjas.
Familjaret
Te afermit e Fatmira Alliut kane sinjalizuar policine e Librazhdit per zhdukjen e saj ata shprehen se prej tri ditesh jane vene ne kerkim te saj duke kerkuar ngado por deri tani nuk kane gjetur asnje gjurme te 40 vjecares. Vellai i se zhdukures Fatmir Omeri shprehet se i ka kerkuar policise ndihme qe ta gjejne sa me sa me pare pasi ajo mund te kete nevoje per ndihme mjekesore. Ai tregon per gjendjen e renduar te se motres pas vdekjes se femijes Motra ime nuk me dukej mire ajo nuk donte me femijet e tjere dhe as burrin me duket se pesoi tronditje- tha Fatmiri. Ne lidhje me bashkeshortin e se motres qe ishte larguar bashke me dy femijet e tjere me vete ai shprehet se sic duket burri i saj nuk ka pasur besim se ajo do te ishte nje nene e mire per dy femijet. Aktualisht familjaret e Fatmira Alliut kerkojne qe shteti te beje gjithcka eshte e mundur per gjetjen e njeriut te tyre.