Sondazhi i “Haaretz”: Izraelitët pro shtetit palestinez
Jerusalem - Një sondazh i organizuar nga gazeta izraelite, “Haaretz”, del në konkluzionin se shumica e izraelitëve janë pro një shteti palestinez. Rreth 57 % e të anketuarve shprehen se kryeministri Benjamin Netanjah duhet të shprehet pro principit, "dy shteteve për dy popuj", në takimin që do të ketë me presidentin amerikan Barak Obama.
Benjamin Netanjah pritet të vizitojë Uashingtonin më 18 maj, ku një nga çështjet më të diskutuara do të jetë ajo e marrëdhënieve me palestinezët. Në sondazhin e “Haaretz”, 35 % e personave të pyetur mendojnë të kundërtën për Palestinën. Ndërsa, 8 % nuk kanë dhënë opinion.