PS: Ristani shek kodin
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot, lidhur me çështjen e ODIHR, çështje e cila tashmë është mbyllur, pasi KQZ-ja akreditoi këtë mision për zgjedhjet e 28 qershorit. Në një konferencë për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami ka akuzuar kreun e KQZ-së, Arben Ristani se ka shkelur Kodin zgjedhor.
“Berisha me kërkesën për largimin e Glovevërtetoi se Ai jo vetëm nuk ka ndryshuar aspak por me mentalitetin e tij të vjetër synon të manipulojë zgjedhjet e 2009 me të njëjtin model që aplikoi në vitin 1996 por me teknika me te sofistikuara duke kërkuar ti fshihet monitorimit ndërkombëtar”-tha Islami, teksa ka shtuar se “ndërkohë që Berisha bëri një gafë politike e diplomatike me pasojë reagimin e fortë ndërkombëtar zoti Ristani ka shkelur rëndë Kodin zgjedhor duke hedhur njëkohësisht një hap shumë të gabuar në drejtim të deligjtimit të KQZ dhe keqadminstrimit te procesit zgjedhor”.
Deputeti socialist theksoi se letra e Ristanit është dërguar në kapërcim të kompetencave të KQZ-së dhe në shkelje të vendimeve të tij. “Letra e dërguar nga kryetari Ristani në emër të KQZ për misionin e ODIHR, demonstron qartë qëndrimin e njëanshëm dhe partiak të kryetarit të KQZ dhe të një personi tërësisht nen tutelën e kryetarit të PD Berisha. Veprimi i tij naiv e infantil dhe mbi te gjitha i kundërligjshëm është i dënueshëm”-vijoi ai.
Sipas Islamit kjo sjellje ka cenuar shumë rëndë pavarësinë e funksionalitetin e KQZ, i cili ka një mision madhor e deri historik për të administruar për herë të parë në këtë vend anëtar të NATO zgjedhje në përputhje te plotë me standardet demokratike.