E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga Cakrrit, 3 muaj i arratisur

Artan Cena

TIRANE - Kapet ne mes te Tiranes, i arratisuri nga burgu i Shen Kollit, Petrit Cakrri, i njohur me se shumti si deshmitari i vrasjes se deputetit te PD-se, Azem Hajdari. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga Policia e Tiranes. Burime zyrtare thane se, 38-vjecari nuk ishte larguar kurre nga Shqiperia, sic kishte deklaruar diten e arratisjes, por kishte jetuar ne kryeqytet. Pas verifikimeve te bera nga uniformat blu, eshte arritur ne perfundimin se Cakrri nuk ishte larguar kurre nga Shqiperia. Telefonatat e bera nga ai, ku tregonte se kishte kaluar kufirin me Malin e Zi, kane qene thjeshte menyra, per te shmangur ndjekjen nga uniformat blu, thane burime nga Policia e Shtetit. E pas ketyre verifikimeve kane nisur kontrollet ne vend. Cdo dite agjentet kane ngushtuar rrethin, deri diten e djeshme kur ne oret e para, eshte bere e mundur kapja e 38-vjecarit Petrit Cakrri, nga Tropoja i arratisur nga burgu, qe ne 22 janar te ketij viti.

Policia e Tiranes tha gjate dites se djeshme se, Drejtoria e Krimit te Organizuar prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Tiranes, pas marrjes ne kohe te informacioneve ne rruge operative, kane bere te mundur gjetjen dhe arrestimin e nje te kerkuari. Policia tha se, pas nje operacioni ne afersi te qendres se Tiranes, ne nje banese pas Hotelit "Tirana Internacional", eshte bere i mundur arrestimi i te kerkuarit, Petrit Cakrraj, 38 vjec, lindur e banues ne Tropoje. I arrestuari ka qene dhe me pare i proceduar per disa vepra te ndryshme penale, si "vjedhje me dhune" dhe "mashtrim ne shuma te medha parash". Ishin disa muaj kerkime qe kane cuar ne arrestimin e 38-vjecarit nga Tropoja, i cili gjate deklaratave telefonike pas arratisjes kishte deklaruar se, mbahej ne burg pa te drejte. Policia tha se, Petrit Cakrri, ishte shpallur ne kerkim qe me 22 janar te ketij viti, per vepren penale te "largimit nga vendi i vuajtjes se denimit".

Petrit Cakrri, deshmitar i vrasjes se deputetit te PD-se, Azem Hajdari u arratis, pasi kishte marre nje leje shperblyese prej 5 ditesh. Gjate arratisjes ai deklaroi se, e ka mbaruar vuajtjen e denimit dhe se nuk ka ndermend qe te kthehet serish ne qeli. I denuari kishte nje leje per te dale dhe ishte pajisur me dy kopje te lejes. Nje kopje duhet ta dorezonte ne Komisariatin e Policise se Kamzes dhe nje kopje duhet ta mbante vete. Por ka preferuar qe te mos kthehet ne burg, me pretendimin se nuk kishte kryer asnje faj. Policia e Tiranes deklaroi ne kohen e arratisjes se, i denuari Cakrri nuk i ka njoftuar se kishte marre leje nga Burgu i Lezhes, duke ngjallur dyshime se i arratisuri nuk ka shkuar ne banese. Leje shperblyese Petrit Cakrri, 38 vjec, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane eshte i denuar per dy vepra penale, ate te "vjedhjes me dhune" dhe "armembajtjes pa leje".

Cakrri ishte denuar me 6 vjet heqje lirie, denim te cilin e ka perfunduar me date 15 maj 2006. Gjate kohes qe ishte duke vuajtur denimin e pare, me date 3 mars 2006 eshte denuar per nje tjeter veper penale me 6 vjet heqje lirie per vepren e mashtrimit. Kete denim po e kryente ne burgun e Shenkollit ne Lezhe. Ai duhej te vuante edhe 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Arratisja ne Burrel

Me 5 prill 2008, Fran Marashi, denuar per ngjarjen e '97-es ne Uren Vajgurore, ku mbeten te vrare 4 police, dhe Preng Lleshi sharruan hekurat e dritares se banjes, ne burgun e Burrelit. Por vetem per 30 minuta e kane "shijuar" lirine dy te burgosurit, me burgim te perjetshem, per disa vrasje.

Arratisja e Durdes

Me 5 tetor 2005 eshte arratisur Frederik Durda, i denuar me 16 vjet burg per trafik nderkombetar droge. Ikja spektakolare u be ne maternitetin e Tiranes, ku Durda kishte shkuar per te vizituar te shoqen. Ai u arrestua pas 48 oresh, pasi policia vuri nje shperblim te majme per prangosjen e tij. Nje informator ka marre 100 mije USD.

Cakrri dhe deshmite e tij per Hajdarin

TIRANE - Petrit Cakrri, i cili eshte bere i njohur pasi u konsiderua si deshmitar i vrasjes se Azem Hajdarit, kur u arratis po vuante denimin per "vjedhjen me ane te mashtrimit", te nje shoku te burgut te tij ne Tirane. Ai ka deshmuar per vrasjen e Azem Hajdarit duke pohuar se "ka qene i ulur 4 metra larg vendngjarjes, ne lokalin e quajtur "Hanover" tek ish-hotel "Drin". Pashe Azem Hajdarin, te dilte i veshur me pardesyne e bardhe dhe pas tij truprojat Zenel Neza dhe Besim Cerja. Pasi u afrua ne vendin ku isha ulur, pashe qe drejt tij ne takim po levizte Izet Haxhia. U takuan dhe shkembyen pak fjale. Nderkohe pashe dyert e makinave, qe ishin te parkuara aty prane, te hapeshin dhe prej andej te dilnin Fatmir Haklaj, Jaho Salihi dhe krutani, Naim Cangu. Gjithcka nuk zgjati me shume se 2 minuta. Ndodhi nje zenke dhe kerciten armet. Une isha nga te paret qe u afrova te trupat pa jete", ka thene Cakrri ne deshmine e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›