Kamioni perplas veturen, vdes dasmorja e moshuar
Permet- Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur mbremjen e djeshme ne rrugen kombetare Tepelene-Permet, duke shkaktuar nje dasmore te vdekur dhe kater te plagosur. Burime zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokastres, thane se ngjarja ka ndodhur ne afersi te Ures se Dragotit. Automjeti tip "Benz" me targa TR 02 10 C, i drejtuar nga 48- vjecari Arjan Cicollari, eshte perplasur me automjetin tip "Volvo" kamion, me targa VL 69 16 C, i cili drejtohej nga Kudret Gjonaj. "Gjate ketij aksidenti rrugor, ka gjetur vdekjen e menjehershme 74-vjecarja Rahime Cicollari, si dhe jane demtuar, por pa probleme per jeten pervec drejtuesit, edhe F. Cicollari, 30 vjece, K. Cicollari, 11 vjece dhe M. Cicollari, 22 vjec", thone burimet policore. Te aksidentuarit kishin lidhje familjare me njeri-tjetrin dhe po udhetonin ne drejtim te Permetit per nje dasme. Menjehere pas aksidentit, te plagosurit jane transportuar per ne spitalin e Gjirokastres, per te marre ndihmen e pare mjekesore. Sipas bluzave te bardha aktualisht kater te demtuarit ndodhen jashte rrezikut per jeten. Nderkohe pas hetimeve te marra, grupi hetimor arriti ne perfundimin se automjeti tip "Benz" eshte futur me shpejtesi ne kthese dhe si pasoje e shpejtesise dhe e terrenit te rreshqitshem, eshte perplasur me automjetin tip "Volvo".
B. Kore
B. Kore