E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi në BalkanWeb: 90.10 %, të anulohet regjistrimi etnik

TIRANE-Regjistri i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare duhet të anulohet. Ky është qëndrimi i votuesve të agjencisë së BalkanWeb, për sondazhin me temë, “Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare duhet: te anulohet apo te shtyhet” .
Nga 586 vota gjithsej, 90.10% janë shprehur për anulimin e regjistrimit të popullsisë mbi këto kritere, ndërsa shtyrjen e regjistrimit e kërkuan gjithsej vetëm, 9.90% votues.

Cështja e ndryshimit të kombësisë shqiptare në atë greke e serbe ka sjellë ditët e fundit një debat në Shqipëri. Duke patur parasysh abuzimin me ndryshimin e kombësisë, intelektutalë në vend me anë të një peticioni i kanë kërkuar Presidentit të ndërhyjë për të ndalur regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike. Sipas intelektualëve, Shqipëria nuk është vend multietnik dhe nuk ka pse të kryhet një regjistrim mbi këtë kriter.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›