KLD, Spahiu-Pacollit: Kosova mbi interesat e partive politike
TIRANE-Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i kryesuar nga nënkryetari Kreshnik Spahiu ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Në një takim me presidentin e Kosovës Behxhet Pacolli nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se çështja kombëtare duhet të vihet mbi interesat e partive politike dhe se imazhi i 10 milionë shqiptarëve është mbi gjithçka.
“Kosova duhet të vihet mbi interesat personale. Brengosemi për çdo hap prapa. Duhet të forcojmë besimin e partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë forcimin e shteteve ligjorë” theksoi Saphiu.
Ndërkohë pritet që delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e brendshëm Bajram Rexhepi.
(d.b/BalkanWeb)