E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abass ngarkon kryeministrin e dorëhequr për formimin e qeverisë së re

RAMALLAH- Presidenti palestinez, Mahmud Abas i kërkoi kryeministrit të dorëhequr, Rami Hamdallah të mbante postin e tij dhe të krijonte një qeveri të re, deklaroi zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina.

"Presidenti, Abas takoi sot kryeministrin e dorëhequr, Rami Hamdallah dhe i kërkoi atij të krijonte një qeveri të re", tha zëdhënësi, Nabil Abu Rudeina, cituar nga agjencia e lajmeve WAFA.

Mahmud Abas pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Hamdallah më 23 qershor, dy javë pas marrjes së funksioneve, duke i kërkuar presidentit të vazhdonte shqyrtimin e çështjeve aktuale të qeverisë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›