E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi, shqiptarët dhe amerikanët, armiq

Logo e gazetes serbe BLIC

BEOGRAD- Për qytetarët serb, Rusia dhe Greqia janë vende mike, ndërsa amerikanët dhe shqiptarët shihen si armiqtë e tyre më të mëdhenj. Kina është vendi më i ri në listën e tyre të miqve Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Belgrade Center for Security Policy

Sipas të dhënave të sondazhit, të publikuar sot në të përditshmen serbe, Blic, asnjë nga vendet e BE-së nuk meriton të quhet vend miqësor. Kroacia e Bosnja dhe Hercegovina dikur në krye të listës së armiqve tani nuk përmenden më si të tillë.

Çfarë i bashkon Rusinë, Greqinë dhe Kinën, të treja këto vende nuk e kanë njohur Kosovën. Sa i përket Kinës, qytetarët serbë fillimisht admirojnë zhvillimin ekonomik të këtij vendi, politikën e jashtme si dhe pozicionin që ka në botë si një superfuqi thtë  Sonja Stojanoviç, drejtoreshë e qendrës.

Të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, shihen si miq.

Serbët i shohin shqiptarët, amerikanë, kroatët dhe boshnjakët si armiqtë e tyre për shkak të luftës, dhe kujtimeve ende të freskëta.

Nga të dhënat e publikaura nga e përditshmja Blic, shumica e qytetarëve kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjes se Cili vend është miku dhe cili armiku ynë?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›