E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Spahiu kërkoi ti bëja deputete 3 femra. Neritan Cekën nuk e kam më mik

Edi Rama: Një numër i vogël deputetësh  do mbetet jashtë listës

edi-rama-tek-opinion-blendi-fevziuEdi Rama gjatë një intervistë për Blendi Fevziun në emisionin Opinion ka folur për incidentin e Vjenës, duke përsëritur se djali i Neritan Cekës e ka provokuar atë. Gjithashtu ai ka theksuar se nuk e ka më mik Neritan Cekën. Lidhur me listat e kandidatëve për deputetë të PS, ai tha që vetëm një pjesë e vogël do të mbetet jashtë. Gjithashtu përsëriti se deputetët nuk do të jenë ministra. Rama tha se Kreshnik Spahiu i kishte kërkuar që të arrestonin Berishën brenda 100 ditësh nga qeverisja. Kjo do të thotë që ta shpallim edhe martir Saliun tani, tha Rama. Rama tha se nuk është e vërtetë ajo që LSI do të ketë 3- 4 deputetë të saj në listat e PS.

Çfarë ndodhi në Vjenë?
Unë e kam shpjeguar që ditën e parë përmes zyrës së Komunikimit të PS. Ka qenë një takim i gjatë me shumë pyetje përgjigje.
Është një incident që duhet të përgjigjeni?
Duhet të biem dakord nëse ka ndodhur apo jo kështu. Në radhë të parë, ajo qe ka ndodhur ka qenë shprehja e më kuptimplotë e asaj që është sot trupi diplomatikë. Një trup diplomatik që nuk është në shërbim të atdheut që nuk është në shërbim të qytetarëve.
Pse është jo profesional që ishte një diplomat në takim dhe u tha të mos fyeni?
Personi aty u shfaq si një provokator i nivelit më të ulët. Duke shkelur etikën jo të një diplomati, por etikën e një qytetari. Absolutisht nuk ka pasur asgjë për tu shënuar në sjelljen time, përveçse kërkesa e disa herë përsëritur që ai të largohet. Sepse vuri në pozitiv të vështirë jo vetëm mua dhe njerëzit e tjerë.
A ju thanë se ishte djali i Neritan Cekës, kini ngrënë në shtëpinë e tij?
Mund të kishte ndodhur që të kem ngrënë, por nuk kam ngrënë. Rëndësi ka çfarë çorbe ka ngrënë Neritan Ceka që vajti atje ku ka vajtur. Ai u prezantua si një provokator dhe si një njeri pa asnjë disponim etik. Letra e Cekës është bërë si qytetar, në kohën që është ambasador. Si ka mundësi që ngrihet babai dhe shkruan letër për djalin 37 vjeçar. Unë se dija që ishte djali i mikut, se mbase dhe mund tia kisha shkulur veshin. E dyta, unë Neritan Cekën nuk e kam më mik.
E ke pasur?
Po e kam pasur, por nuk e kam më.
Çpo ndodh me listat e PS?
Do jenë në kohën duhur.
Sa mbeten jashtë nga grupi i PS
Nuk i kam numëruar, një numër i vogël
Do këtë prurje të reja?
Mbase po mbase jo.
Kanë ngjallur pakënaqësira?
Më shumë se pakënaqësi kamë konstatuar përgjegjshmëri dhe do të doja të shprehja një vlerësim për disa deputetët, të cilët kanë pranuar pa asnjë problem që të bashkëpunojnë me mua për të thyer këtë mitin brenda listës, jashtë listës. Bashkërisht të promovojmë filozofinë tonë që ne jemi një skuadër. Kjo nuk është betejë për të punësuar 70 veta në Kuvend. Kjo është një betejë për të zgjedhur një qeveri që nuk do të gëzoj mandatin e deputetit. Pra çdo deputet do e kaloj mandatin te pasardhësi. Dy të fundit që kam takuar, Ilir Bejta dhe Agim Lekën, dy njerëz që gëzojnë respektin më të madh që kanë qenë ndër ata që më inkurajuan të shkojmë përpara dhe të thyejmë mitin: brenda listës në parajsë dhe jashtë listës në ferr.
Pse do i hiqni nga deputetë ministrat?
Shkoni pyesni në Kosovë si funksionon legjislativ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›