E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sonego, çfarë arritje: mund Djokovic dhe kalon në gjysmëfinale

Një sukses i pabesueshëm nga Lorenzo Sonego, i cili arriti të mposhtë Novak Djokovic në çerekfinalet e ‘Erste Bank Open’, ATP 500, me një çmim prej 1,409,510 euro, i cili po luhet në Ëiener Stadthalle të Vjenës. Tenisti italian, numri 42 Apt, ka mundur numrin një në botë në dy sete, me rezultatin 6-2, 6-1. “Ishte fitorja më e rëndësishme e karrierës time”, komentoi Sonego pas fitores. Pastaj, ai shtoi: “Ai është më i miri në botë, por sot kam luajtur shumë mirë. Më pëlqen ky turne dhe më pëlqejnë kushtet në të cilat luhet. Është vërtet e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, kam luajtur ndeshjen më të mirë të karrierës time”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›