Sonete nga Shekspiri
Nga krijesat më të bukura,
bukuria e tyre të rritet, duam
- kurrë të mos shuhet.
Por çdo gjë që zhvillohet,
rritet; ka kohën kur vdes,
- lë pas vetëm kujtime.
Si sytë që vetëshkëlqejnë
nga drita që krijojnë;
- si uria mes bollëkut.
Vetja jote është armiku yt,
- sa mizore edhe e ëmbël.
Si bukuria më e re në botë,
ti je lulja e vetme e pranverës,
gonxhe, e ndrydhur brenda vetëvetes,
- pa shpirt, pa kujdesje, pa zemër.
Trego mëshirë në këtë botë,
sepse po lejove pangopësinë,
nga varri ngrihen.
- të hanë edhe ty.
* * *
Kur të mbushësh të dyzetat,
dimri do mbulojë brigjet e tua,
çarje të thella do krijojë
në fushat e bukurisë tënde.
Gjallëria e krenaria tani,
do bëhen pa vlerë, copë-copë
si lecka të vjetëruara.
Dhe njerëzit do pyesin:
”Ku shkoi gjithë ajo bukuri,
po thesaret e ditëve epshore?”
Dhe do të shikojnë thellë,
në sy që ulen të turpëruar
kur rishohin të kaluarën tënde.
Kaq meriton bukuria e përdorur
si kjo jotja, që provon si është
kur vjen, e ndryshe kur moshohesh.
* * *
Ndalu përpara një xhami -pasqyrë,
dhe thuaji fytyrës që sheh "tani
është koha të formosh një tjetër,
të riparuar nëse jo të re".
Vetë fytyra është pasqyra jote
çdo hije, çdo rudhë një dritare
e hapur, ku t'i sheh të shkuarën.
Kur shikimi nuk të çon diku,
ke humbur, imazhi vdes me ty.
* * *
Përse nuk i shpenzon pakursim
thesaret e tua të bukurisë?
Sepse ato janë dhuratë
nga natyra për të jetuar.
Por ti nuk tregohesh bujare.
Në fund, kur natyra të thërrasë
për të pyetur si i përdore
ato që t’i dha aq bujarisht,
ti do t'i thuash se i kurseve.
Dhe kush i përdori për të jetuar
do të bëhet përmbaruesi yt.
* * *
Orët pa zhurmë e saktë punojnë,
shikime të vëmendshme tërheqin;
Mirë e luajnë edhe rolin e tiranit,
Shumë herë me të drejtë ia kalojnë.
Sepse koha kurrë nuk ndalet, ajo
verën në skutat e dimrit dërgon;
zhveshur, nën akull të burgosur
e mban, si uji pas mureve të gotës.
Efekti i bukurisë të bukurën mbulon,
që ajo të harrojë se si ishte;
por lulet edhe në të ftohtë,
ruajnë në thelb bukurinë e tyre.
* * *
Ata janë dy:
ajri dhe zjarri
që nxitet prej tij.
Të dy jane me ty,
kudo që unë ndodhem;
i pari është mendimi,
e dyta dëshira ime.
Të dy janë pranë meje edhe
atëherë kur dergohen tek ty.
Jeta në katër, ndahet vetëm në dy;
e zhytur nën trysninë e trishtimit;
ndërsa kërkon kuptimin.
Dy të dërguarit shpejt kthehen
për të më treguar se ti je mirë.
Por gëzimi nuk zgjat;
të dy i dërgoj përsëri,
pritja shton trishtimin.
* * *
Kohë, mos kërko të adhurohesh:
Si piramidat mbi madhështinë e vet.
Ato nuk janë te huaja, e as mister;
vetëm vello mbi lavdinë e shkuar.
Janë të shkurtëra ditët, prandaj i duam
Por ti thua se janë edhe të lashta;
Kështu për të nxitur kureshtjen tonë,
Por ti nuk e di, për ato kemi dëgjuar.
As ty e as regjistrat e tua nuk i përfill,
Prej tyre nuk mund te mësoj ç'ka ndodhur,
gënjejnë; as e tashmja nuk është siç thua.
Të gjitha janë bëma të pakujdesisë sate.
Përshtati Astrit Lulushi
3 Gusht 2009