Fytyra në gjysmëterr
In Memoriam David Foster Wallace
Moikom ZEQO
E befasishme, zbulimtare, epifanike qe njohja ime me shkrimtarin amerikan David Foster Wallace, magjistari i ndërlikuar, autoritativ i prozës moderne në SHBA. Lindi më 1962 në New York dhe vrau veten më 12 shtator të vitit 2008. A mundet vallë një 46-vjeçar të arrijë zenitin e lavdisë së merituar? Shkrimtari tjetër i madh amerikan, Don de Lillo, ka thënë: “David Foster Wallace është njëri nga të paktët shkrimtarë, që mundi t’i zgjerojë kufijtë e letërsisë bashkëkohore, ai është një raketë trishkallëshe në të ardhmen.
Më 1997, Davidi fitoi çmimin “Genius Grant”, më 1999 çmimin “O’Henry”. Kryevepra e tij është “Infinitive jest” (Shakaja e pafundme), roman i pazakontë për paradokset e kurthet fatale të botës virtuale, për rolin skllavërues të drogës dhe perandorisë brutale të toksikomanisë. Ai kritikon mitologjitë moderne të ankthit tjetërsues të teknologjisë, modelimit brutal kibernetik, ku njeriu instrumentalizohet. Për David Foster Wallace, aty ku humbet kuptueshmëria e jetës, është bota e rreme e konsumit dhe e manipuluar e reklamës, ndaj ngrihet kundër tyre si një ikonoklast i fuqishëm, si një rebel konceptual. Për të letërsia është gjeneza e humanitetit kundër tjetërsimit, e afirmimit dhe jo e mohimit të vlerave njerëzore.
Në komunikimin tim me postë elektronike me shkrimtarin tjetër të njohur, Richard Poewers, kam marrë prej tij vlerësimin e lartë për krijimtarinë e D. F . Wallace.
* * * ...
Ja çfare me shkruan Richard Poewers. Fillimisht, mësova rreth Davidit në anën tjetër të Atlantikut. Atë kohë jetoja në Holandë dhe një ditë, në fillim të 1988, një holandez, njeri i shquar i letrave, më pyeti nëse e kisha parë një roman debutues të një bashkatdhetarit tim, një libër që ishte botuar vetëm pak muaj më parë. Kur i pohova injorancën time, shkrimtari holandez mori atë pamjen e nderimit të përgjysmë të lexuesit e një gazmend gjysmë të ndier, se atij përgjithmonë do t’i binte të më kishte treguar i pari për këtë ngjarje. “Ju duhet t’i hidhni një sy”, më tha. “Ka ndodhur diçka atje. Po, dhe... diçka e mrekullueshme.”
I hodha një sy e menjëherë kuptova se njeriu, që më pati folur, kishte pasur vërtet të drejtë. Diçka kishte ndodhur tutje në vendin tim, diçka e sertë dhe si me gazmend, që ngjante pakufi ndjellëse, diçka që mund të thuhet se ishte vërtet shekspiriane, një diçka e lirë dhe e mrekullueshme bash si ferri - ashtu si ai ferri i përditshëm në zemrën e thyer të vendit tonë. Libri i tij ndërthurej poshtë e lartë me ndërfutje të mahnitshme, me një si empirizëm rigoroz, një satirë të zhveshur me vajtime të shpirtit. Përmbante dhe lebeti. Më bëri që ta çaja kanavacën time, të theksoja papajtueshmërinë dhe ambicien drejt një rruge, që nuk kisha pasur guxuar ta bëja më parë. Libri më bëri të kujtoja dhe t’i rikonsideroja të gjitha gjërat e mia të dashura të letërsisë dhe më ka dhënë mua atë shkreptimë të soditjes së letërsisë së rishikuar vetë dhe krejtësisht.
Si shkrimtar, më kishte kapur paniku, xhelozia dhe ndjehesha si i plagosur me zilinë.
I ndjeja të gjithë këto gjëra, por shkrepja e habisë më zbuloi peshën e rëndë të të gjitha përgjigjeve të tjera. Kur ky roman i parë i madh ishte ndjekur menjëherë nga një seri e tij e veçantë me rrëfime, e gjeta konfirmimin tim: Këtu ishte dikush që mund të na mësonte ne të gjithë për pafundësinë e gjërave. Si mund ta ndjeja tashti veten, përveçse të isha plot mirënjohje.”
* * *
U ktheva në Central Illinois më 1992, tamam në kohën kur erdhi dhe Davidi. Të dy jetonim tamam poshtë njëri-tjetrit, në pjesën e brendshme të Shtetit, por që s’i kishim kaluar rrugët e vendit për gati dy vjet. U ndjeva i turpëruar me të dhe të dy s’do të ishim takuar kurrë, nëse John O’Brien dhe Curtis White s’do t’na e kishin rregulluar këtë takim.
Isha nervoz e pak si gojëkyçur, sepse do të hasja mrekullinë e epërme të rrëfimit amerikan.
Davidi, ishte krejt i pafajshëm, i hapur e shumë i gjerë (shpejt do të na bënte të gjithëve të qeshnim). E kujtoj si tani, ngaqë ishte shumë i këndshëm, i angazhuar për atë që ishim mbledhur, por edhe aq shpirtmadh me fëmijët, të cilët mundohej t’i kënaqte pa asnjë notë paternalizmi a përqendrimi të shtirur. Ai vetë kishte diçka të përkorë e fëminore si ata, një lloj në mes të Wittgenstein dhe Peter Pan. Ai u shfajësua me pak turp për llojin e cigares që përtypte, edhe pse vazhdimisht e freskonte atë. Ai fliste shumë më pak sesa shkruante, jashtë një arsyeje të lartë, drejtuar nga entuziazmi për gjetjen e një si lidhjeje të nënkuptuar, që i lidhte të gjitha gjërat. Mendoj se do të kishim qenë më të afërt bashkë për gjitha llojet e gjërave në botë. Por ai ishte edhe konkurrues. Ai tha se Willaim Vollman e bënte të ndjehej përtac dhe i padisiplinuar. Ai tha se Curtis, Carol Maso dhe shoqëria e tyre ishin novatorët e vërtetë; se puna e tij ishte mjerane, ndërsa ato të mirësjella dhe me traditë të kufizuar. Në të gjithë këtë kuptim të vlerësimit mund të ndieja drejtimin e tij mbresëlënës dhe si të ngritur drejt kënaqësisë.
Por nëse Davidi ishte jashtë së mirës të çdo gjëje, nuk ishin kaq të shumta vlerësimet e tij, për miqtë shkrimtarë, në gjërat që kishin të bënin me gravitetin, entropinë, kohën, topitjen e vdekjen. Ne folëm rreth Nabukovit e Borgesit dhe kuptova se ky njeri mishëronte një nga pasazhet e favoritëve të mi në botën e letërsisë dhe se çdo pjesë e tij e shfaqte këtë edhe përgjatë asaj që e shpërfaqi me Pierre Menard, që: Duke menduar, medituar, imagjinuar… dhe ende s’jam anormal - ata duken si një frymëmarrje e inteligjencës. Për të nderuar ushtrimin rastësor të këtij funksioni, duhet të arkëtoj tej çmimit antik dhe mendimeve të huaja, për të rithirrur me një llahtar dyshues atje ku disa doktorë të mendimeve universale, janë për të pohuar topitjen tonë, vetë barbarinë tonë.
Te Dave fillova të shihja diçka që m’u bë aq e mirë, sa t’i drejtohesha për të kuptuar disa nga idetë si dikush. Ne qëndruam në kontakt. Pak vite pas këtij takimi, ai më kë dërguar një kopje të përmbledhjes Infinite Jest .U ndjeva si Keats duke lexuar Homerin e Chapman-in. Më bëri të ndjeja se si një shkrimtar i gjallë mund të ishte i ngarkuar drejt një detyre të plotë, për të na rrëfyer këtej e tutje se kush ishim dhe mënyrën si jetonim tani. Ne të gjithë jemi të zhytur në tregje, duke i dhënë vetes somnambulizmin e konsumimit dhe shushatjes edhe pa e njohur atë. Por këtu, në këtë performancë të prozës më hamendëse të ndonjë shkrimtari tjetër të brezit tonë, Dave ka arritur të na ngrejë shumë sipër. Infinite Jest ishte momenti ynë i summa sumarum dhe ne, të gjithë shkrimtarët që kishim ëndërruar të shkruanim një të tillë libër, tashmë duhet të gjenim diçka tjetër për të bërë.
* * *
Jo shumë larg nga dalja e librit, Davidi më thirri dhe kërkoi që t’i bashkohesha atij dhe Curtis për një lexim mirëbërës në Babit Books. E sikletosa disi, kur i thashë se e kisha të vështirë të merrja pjesë në lexime, por do ta bëja këtë vetëm për të. Dikush në librari e afishoi ngjarjen si “The literary Three tenors”, megjithëse nga atëherë që të gjithë në Central Illinois e dinin mirë se cili nga tenorët ishte duke e mbajtur vërtet melodinë. Pas një leximi të trefishtë, jam mahnitur me durimin e pakufishëm të David-it dhe kujdesin për të gjithë lexuesit, që e nderonin dhe që donin ta monopolizonin atë si mikun e tyre më të mirë. Ai më dukej i rrallë në trajtimin me këdo që e takonte, një burim i një entuziazmi intelektual të pafundmë, njëkohësisht dhe po aq bujar, sa edhe një kryevepër e posa botuar.
Lexova sërish me Davidin në Santa Fe, në nëntor të vitit 2000. Isha në skenë me të, nën hijeshinë e bujarisë së tij të madhe dhe kujtesa e këtyre pak ditëve, në këtë shoqëri, më ka lënë me sensin e një njeriu për të cilin ndërgjegjja e zgjuarsia ishin kompensimet më të mëdha (ndoshta edhe nga antidotet) për qenien gjallë. Në skenë ai ishte komplet i hapur, pa shtirje dhe si pa mbrojtje. Jashtë skenës ishte i shpejtë dhe hante gjithçka. Aso kohe ai ishte thellësisht i zhytur në kompozimin librit të tij për Cantor dhe e gjithë ajo që donte, ishte të flisnim për pafundësinë. Kapa vetëm një fraksion të kësaj çdo gjëje, që ai ishte duke kërkuar. Por kapa aq mjaftueshëm, sa të mund të kuptoja se isha bërë më i gjerë sesa deri atëherë.
Nga të gjithë shkrimtarët që njoh, Davidi merrte pamjen më të egër në atë që ne kishim të shndërruar në motin e rehatisë fundore. Ai angështohej për mbërthimin e gjurmëve të ecjes sonë, që ishte mbi vetë ne, por çdo frazë e tij virtuoze i rezistonte kësaj ekstaze.
Madje edhe në errësirë, fjalët e tij nuk ndërpriteshin nga kjo sidoqoftë e dëshpëruar, shpenguar dhe disi transcendente. Kjo ishte arsyeja pse të huajt e hutuar, të huajt e panumërt, kur vdiq ndjeheshin sikur ata të kishin humbur vëllanë apo shokun e ngushtë.
Varreza antike e Elsinorit. Varrmihësit. Princi Hamlet. Kafka e gastorit, Jorikut. Ku m’i ke buzët që më puthje dikur? Klithma: infinitive jest! Për Jorikun më parë, për Hamletin më pas. Kafka me makiazh balte, substanca e komicitetit vdekësor, kalimshmërisë, ironisë së skajshme, fatalitetit pa zhurmë, kafka e zhveshur nga forma prej mishi, që është maskë teatri, kafka që është forma inorganike, reale, e përjeteshme, e fshehur, fosilare.
Fytyra i takon lëvizshmërisë së rreme, kafka palëvizshmërisë së sigurt. Dy gjendje antagoniste, përjashtuese që dikur ishin e njëjta gjë, unitet i brishte, i shkurtër, dhe një shpërbërje po aq e shkurtër. Por ç’përfuqishmëri që mbart dhe kapërcen këtë shpërbërje.
Kafka e Jorikut. Kafka e Hamletit. Kafka e David Foster Wallace. Kafka e vetë Shekspirit. Amëshimi koleksionon kafka. Pse Hamleti mendoi të bënte vetëvrasje? Pse Davidi bëri vetëvrasje?
Kafkat e tyre morën vendime të ndryshme, njëra hezituese e tjetra jo. Davidi vari veten, bëri një ndarje midis kafkës e trupit, kjo ishte pika gjeometrike e shuarjes, vullnetare, e vdekjes.
* * *
46 vjeç! Pse jo 56? Pse jo 66? Pse jo 76? Pse jo 86? Që jeta është një shaka e pamatshme, kjo s’ka asnjë diskutim. Por edhe vetë vdekja është gjithashtu një shaka e pamatshme. Kjo ka nevojë për diskutim. A është vetëvrasja e David Foster Wallace vërtetë vdekje ? This is the quistion! Si ka mundësi që vetëvrasja e një njeriu, që s’e kisha njohur asnjëherë më parë, të më tronditë kaq shumë, kaq thekshëm, kaq pa ngushëllim?
Ndjeja se edhe brenda qenies sime të trazuar kishte ndodhur vetëvrasja e tij, jo thjesht simbolikisht, por edhe fizikisht, pra jo një vetëvrasje, por dy vetëvrasje. Ndryshimi se Wallace nuk ishte më, kurse unë ende isha, qe një ndryshim koncensional, pra edhe i kotë, madje absurd. ǒdo të thotë se ai nuk është, kurse unë ende jam? Pse ai shpëtoi nga prangat e natyralitetit, kurse unë ende jam i prangosur ? Pse s’veprova dhe unë si Wallace, kur qeshë 46 vjeç, por mjerisht ju nënshtrova rendit pa shpirt të përditshmërisë ? Ai e sfidoi botën virtuale, të rremë, kurse unë jo?
Ky është hamletizmi kaq i diskutuar furishëm dhe formalisht, entuziazshëm dhe pikëllueshëm? Hamletizmi i Davidit? Jo i Hamletit.
* * *
Davidi nuk fjeti tërë natën. Brenda përbrenda qe kaos, plot ëndrra si emblema të ndryshkura, të shkatërruara, lule të purpurta qeramike të bëra pluhur, statuja egjiptiane të bëra baltë, teologji prej acidi, banka metropolitane prej marimangash e dollarë prej të pëgërash, metaforat si psikikë e deformuar, bestiarët e iracionales, këpurdhat e haluçinacioneve, downtime të përditshmërisë, rënia e perandorisë romake të Un-it, shpellat e kujtesës që janë dhe arenat e skëterrës, rrethi i mbyllur dhe iteratio-ja e alkimisë si një rrugë për t’u bërë ç’ka jemi, ose ç’ka nuk jemi, purgatori i përsëritjes rituale të të njëjtave gabime që përfaqëson një mitologji sotirike në stil individual, riprojektimi i Amerikës së kompjuterave te një breshke e plagosur detare, madhështia e shkretëtirave që janë negativi i planetit dhe i trilleve njerëzore, qytetëruese, të vdekurit e kthyer në mineralogji, inteligjencë në të shuar e sipër, rraskapitja e formave, primitiviteti hiperbolik, jonjerëzor i një universi që ikën e kapërcen larg arsyen e vet morale, sociale ose ekologjike, shfarosje e kuptimit të detajeve dhe qenies, ezoterizmi i zbrazëtirave, shqendërzimi i gjithçkaje, makiazhi i kotë, prej kukulle i funeral homes, format endemike të qelbëzuara, speciet që kanë tradhtuar gjenezën, ndjesia shfytyruese e jorealitetit, Halloween-i i të gjallëve, me të vdekur se të vdekurit, banaliteti i frikshëm si kiç-kulturë, tjetërsimet makabre, e tashmja pa apokalips, pra pa të ardhme.
Davidi u lëkund, mezi qëndronte drejt më këmbë. Lidhi litarin tek abazhuri në tavan, futi kokën në nyjën e litarit dhe… Në çastin e fundit, pa disa imazhe të dritësuara në gjysmëterr. Pa një fëmijë të vogël, të bukur me një shkop hokei në duar, pa Hamletin nudo me vraga kanceri në trup, me sy të çakërritur dhe të pikëlluar. David Foster Wallace kuptoi, në të njëmijtën e sekondës, se fëmija qe vetë ai, në moshë shumë të re, kurse Hamleti sozia (një nga të njëqind sozitë) e tij.
Kjo ishte një vdekje e tjetërsojtë, pa dhimbje të bujshme, pa ceremonira baroke, madje pa asnjë lloj funerali. Gropa e varrit mund të gëlltiste iluzionin e tij, jo atë vetë.
Tiranë, 2009
3 Gusht 2009