Soni, në prag të finales

Këngëtaren Soni Malaj dhe kolegët e saj do t’i shohim edhe këtë të dielë, të ulur në panelin e juries se “X Factor Albania 2” , kur edhe përfundon ky spektakel.
Në prag të mbrëmjes finale, Soni ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e saj:
“Këtë të diel është dhe finalja e madhe e X Factor Albania 2. Do doja t'ju falënderoja të gjithë juve miq të dashur,për mbështetjen tuaj, që më keni dhënë gjithë këto muaj. Falë kësaj mbështetjeje, Aldo gjendet në finalen e madhe dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Le të shpresojmë edhe në një fitore të merituar. “
Sipas mediave shqiptare ,Soni, e cila shpreson se të fitojë djali i saj i vetëm që i ka mbetur në garën e X Factor, do të udhëtojë në disa qytete dhe jashtë Shqipërisë për ta nisur një turne.
Ndryshe, këngëtarja është active edhe në ngjarje të ndryshme që zhvillohen në Shqipëri. Ajo është pare në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë ,duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Lituani, me Jul Deden dhe kampionen e Europes në atletikë, Klodiana Shala. /Indeksonline/