Sonte Barcelona-Bajern
Detyra është tepër e vështirë për Barcelonën. Duket thuajse e pamundur që sonte të përmbysë ndaj Bajernit rezultatin 0-4 të përballjes së parë në Mynih në Champions.
Finalja gjermane është shumë pranë, por katalanasit do të përpiqen të bëjnë një stërmrekulli.
Duhet rezultati 4-0 vetëm për të shkuar në shtesë, ndërsa Realit i mjaftonin 3 për kualifikimin. Kjo tregon gjithçka, po ashtu si koeficienti i basteve, që është vetëm 1.03 për kualifikimin e bavarezëve.
Problemet janë që në prag. Maskerano dhe Abidal janë të dëmtuar dhe në mbrojtje duhet të luajë i riu Bartra.
Në mesfushë, me shumë gjasa, mungon shtylla Sergi Buskets dhe në vend të tij pritet në fushë, Song.
A do të mjaftojë një Lionel Mesi që duket i rilindur? Zor të thuash po.
Gjithsesi, Barça po i bën thirrje tifozëve të jenë plot 90 000 në stadium dhe atmosfera do të jetë e shkëlqyer.
Kujtohet përmbysja e madhe ndaj Milanit, po këtë edicion dhe vetëm pak javë më parë. Një rezultat 4-0 do ta fuste Barçën në rrugën drejt finales.
Besohet se, ashtu si në “Bernabeu”, edhe në “Kamp Nou”, 90 minuta janë tepër të gjatë.