E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte banore te rinj ne shtepi

Reality shoe Big Brother Albania i cili startoi te shtunen e 18 shkurtit do te sjelle sot ne mbremje te tjera surpriza per publikun.
Shtepise me te famshme ne Shqiperi do ti shtohen edhe disa banore te rinj. Javen e kaluar dominuan meshkujt ne shtepi nderkohe qe kete sot raportet do te ndryshojne. Ashtu sic kishin premtuar organizatoret e BB kane vendosur te ruajne balancat mes meshkujve dhe femrave duke bere qe gjate spektaklit te sotem te hyjne me shume konkurrente femra.
Burime nga Big Brother na bejne me dije se do te jene femrat ato qe do te dominojne me teper mbremjen e sotme ku pjesemarrese do te jete edhe nje modele.
Reality shoe me i famshem dhe i dashur per shqiptaret celi dyert per 15 banore 9 djem e 6 vajza. Ne kete edicion te peste autoret garantojne shume surpriza karaktere te ndryshme si dhe perballje te forta. Rrugetimi i tyre do te jete I gjate. Per rreth 100 dite sfida do te vazhdoje drejt finales se madhe drejt cmimit te madh prej 100 milione lekesh shifer qe do te ndryshoje jeten e njerit prej banoreve.
Organizatoret e BB kane bere me dije se banoret qe preken te shtunen e kaluar shtepine me te famshme ne Shqiperi nuk jane konkurrentet perfundimtare dhe ne javet ne vijim do te kete vazhdimisht ndryshime. Ata jane ne faze prove dite pas dite. Nderkohe 3 konkurrentet meshkuj Ermali Elvisi dhe Meti jane ne doren e Gentes e cila do te perzgjedhe 2 prej tyre per te vazhduar garen brenda shtepise. Kete jave djemte i kane kushtuar nje pjese te madhe te kohes per shkak te proves qe Vellai i Madh i ka dhene atyre per qendrueshmerine ne shtepi.
Prova e tyre konsistonte ne disa detyra karshi Gentes duke nisur me 5 komplimenta secili leksione modelingu dhe noti gatime speciale masazhe si dhe realizimin te nje seti fotografik. Fjalen e fundit per largimin e nje prej djemeve nga Big Brother e ka vajza nga Devolli vendim qe pritet
te jepet gjate mbremjes se spektaklit.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›