E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United fillon shkëputjen

Mançester United arriti një tjetër fitore ne javën e 28 te premier ligës angleze, duke u shkëputur tashme 4 pike nga Arsenali ne krye te klasifikimit provizor. Ne ?Dejv Uealan Stedium?, djajtë e kuq arritën një fitore te thelle 4-0 përballë vendasve te Wigan, te cilët mbajnë vendin e fundit te tabelës. Skuadra e Ferguson e mbylli pjesën e pare ne avantazh pas golit te Hernandez ne minutën e 17, por do te shënonte ne harkun kohor te 10 minutave edhe tre gola te tjerë ne pjesën e dyte. Ne minutën e 74 sulmuesi meksikan dyfishoi shifrat ndërsa Runi ne minutën e 84 dhe Fabio Da Silva 3 minuta me vone vulosen rezultatin përfundimtar 4-0. Vazhdon momenti i mire për Everton. Nje jave pas eliminimit qe i bene Çelsit ne kupën e Anglisë, djemtë e Devid Mojes arritën një fitore mjaft te vlefshme ne kampionat përballë Sanderland me rezultatin 2-0. Te dy golat mbajtën firmën e te njëjtit autor, Xhermein Bekford ne minutën e 8 dhe 39. Edhe Aston Villa e trajnerit francez Zherar Huje arriti ti largohej zonës se ftohte te rënies nga kategoria, pas fitores fantastike 4-1 përballë Blekburn Rovers. Golat për vilanet mbajtën firmën e Ashli Jung, dopiete e tij ne këtë ndeshje, autogol i Hanlit dhe Dauning. Ndërsa golin e nderit për Blekburn e shënoi Nikola Kalinic 9 minuta nga përfundimi. Ne takimin e fundit te transmetuar ne paketën Tring, Njukasell nuk shkoi me shume se barazimi ne St James Park përballë Bolton. U duk se do te ishte një ndeshje e lehte për vendasit, kur gjeten rrugën e rrjetës qe ne minutën e 13 me ane te golashënuesit me te mire te saj Kevin Nolan. Goli i barazimit për Bolton erdhi qe ne pjesën e pare me ane te Daniel Starixh ne minutën e 38. Te dielën ne paketën Tring do te keni mundësi te ndiqni dy takime ne orën 14:30 Uest Hem-Liverpul dhe ne orën 16:00 Mançester City përballet me londinezet e Fulham.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›