Sonte në #Përballë, negociatat, a ka më kohë/shpresë?

Një nga objektivat e Presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian është hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Javën e kaluar ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, u bëri thirrje kolegëve të tij të BE-së të miratojnë hapjen e negociatave. Por Bullgaria vuri veton për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë i duhet ende të plotësojë kushtet e vendosura nga Këshilli.
Para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare, duhet miratuar korniza negociuese. Të gjithë vendet janë dakord për Shqipërinë, për kornizën negociuese, por për të mbërritur deri në “aktin final” të hapjes negociatave, Shqipërisë i duhet të plotësojë 2 nga 15 kushtet, bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe reformën zgjedhore? A ka më kohë deri në fund të muajit dhjetor apo Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mbesë për vitin e tjetër? Sonte në #Përballë me raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos. Ora 21.55, në RTSH 1.