E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qeveria i shtyn afatin OFL-së, Lleshaj në “Përballë”: Do të amendojmë ligjin

Qeveria do të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e Ligjit. Në prag të përfundimit të vlefshmërisë së aktit normativ, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se “ligji do të amendohet”.

“Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit, që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur. “- tha Lleshaj në “Përballë”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›