Sonte, në ora 02.00 akrepat shtyhen në 03.00

Nesër, më 31 mars, gjegjësisht sonte pas mesnatës, në orën 02.00 duhet shtyrë akrepat e orës për një orë përpara, gjegjësisht 03.00. Në këtë oë fillon llogaritja verore e kohës.
Kjo i bie që ora 2 te llogaritet si orë 3, gjegjësisht i bie që të flemë një orë më pak, gjë që për shumicën nuk përbën problem pasi që është e diele dhe ditë pushimi. Kështu veprohet në gjithë Evropën ku praktikohet llogaritja verore dhe dimërore e kohës.
Llogaritja verore e kohës vlen deri në javën e fundit të muajit tetor, kur akrepat e orës kthehen prapa për një orë./Indeksonline/