E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte, në studion e "Airport", Basha pret Topin, Çipën e Meron

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/Bamir Topi në intervistë TIRANE - Emisioni "Airport" sjell në studion e "A1Report!",  tri të ftuar, që do të komentojnë situatën më të fundit politike në Shqipëri: Bamir Topin, kryetarin e FRD-së dhe dy analistët, Aleksandër Çipën dhe Armand Meron. Moderatorja e emisionit e sotëm është Anila Basha, drejtoresha e gazetës "Shqiptarja.com".

Topi u pyet që në fillim për ecurinë e FRD-së në një vit jetë dhe listat e kandidatëve të saj.  Ai tha se “Është unikale që një parti me një vit jetë të jetë konkuruese. Do të thoja që brenda FRD-së, po të grumbullosh vitet e eksperiencës politike të drejtuesve kryesorë apo dhe atyre që janë në vijën e parë, kemi po aq vite eksperiencë sa kanë partitë e vjetra, por ka një filozofi të re.

Disa nga emrat më të rinj brenda kësaj partie, si Biberaj, Dragoti, Mirela Bogdani, nuk i kemi parë në listat e kandidatëve të FRD-së...

Pikërisht duke iu referuar listave, znj.Bogdani është kryetare e Shtabit Elektoral Kombëtar që do t’i japë zë, vision, projektit të FRD-së; z.Dragoti është gjithashtu një njeri shumë i vlerësuar, që do jetë në shtabin qëndror; po ashtu edhe z.Krasniqi, që ka qënë me mua që në fillimet e pluralizmit. Sot, kur ne kemi ezauruar çështjen e listave për kandidatë për deputetë, unë shoh tek pozicioni i z.Krasniqi një pozicion shumë të natyrshëm dhe do t’ju shpjegoj se në ç’rrugë kaloi zgjedhja. Por z.Krasniqi, e them hapur, nuk ka qënë në asnjë moment, insistues dhe ka kërkuar të vlerësohet në mënyrë realiste. Ai është një nga figurat më të respektuara të politikës shqiptare. Tani duhet të shpjegoj se në ç’rrugë shkuan listat. FRD-ja, e orientoi propozimin për kandidatë për deputetët tek strukturat e veta dhe të drejtën e kanë pasur ato eskluzivisht që ju përcoll kryesisë. Qoftë dhe në një rast të vetëm, dhe kjo e bën dallimin me partitë e vjetra, unë nuk e kam përdorur veton.

Po për largimet në PD, si gjykoni?

Unë uroj që pyetjet t’ia bëni z.Berisha nëse ndonjëhërë ai do vijë në këtë studio. Unë them që ai nuk do të vijë. Lidhur me largimet, gjëja e fundit që më impresionon për klimën që është krijuar në parti, është raporti me kryesinë.

A do bëni një koalicion paszgjedhor? Kë do donit ju në pushtet pas zgjedhjeve, PD-në apo PS-në?

Ne jemi deklaruar se nuk do bëjmë koalicion parazgjedhor që do të thotë se do të votohemi me programin tonë dhe pas zgjedhjeve, kur ne të provohemi, sa jemi, sa përkrahës kemi, mbi atë bazë krijohen edhe rrethanat.
E sa për pyetjen e dytë, edhe sikur të isha në fazën fillestare, nuk do doja të më bëhej kjo pyetje. Ju nuk keni përpara një politikan infantil. Gjithmonë ka tërheqje, reale apo taktike, për t’u rilançuar, që do jetë në funksion të atyre që do t;u kërkojmë votat. Nesër, pasi të shohim mundësitë tona, fuqitë tona, asnjë nga kolegët tanë s’ka dalë për të bërë një politikë virtuale. S’i kemi besuar asnjëherë sondazheve . Fakti që ato paguhen sot nga partitë e ndryshme, duket pse bëhen.

Nëse Berisha në zgjedhjet e 23 qershorit fiton 70 mandate e mbetet për një mandat, a do t’ia jepnin ata mandatin tuaj?

Çfarë të bëj unë që një pjesë e medias orientohet sikur të gjithë marrin frymën vetëm me Berishën?! Unë jam i parimit hap pas hapi. Le të zhvillohen zgjedhjet, të jenë të lira e të ndershme. Çdo gjë ka radhën e vet. Në këtë moment është radha jonë të kërkojmë votën. Kur të kemi kuotat tona zyrtare do të flasim sërish.

Si ju duket lëvizja e Berishës për të futur aleatët në listat e sigurta dhe ajo e Ramës, për t’I lënë jashtë?

Unë kam shumë për të thënë. I njoh ata që janë katapultuar brenda 24 orëve nga një krah në tjetrin, apo ata që duhet të ishin në pension. E njoh mirë situatën dhe nuk dua të ndërhyj, por uroj nga pozicionet e kundërshtarit politik që sa më gabime të bëjnë, do ngrihet profile ynë.

Berisha nuk ju ka sulmuar, kurse Topalli në të kundërt ka thënë se ju nuk jeni parti etj.etj.

Nuk më vjen mirë për trajektoren e profilit të saj dhe mos mendoni që edhe sot më vjen mirë që e kanë kuptuar edhe ata që drejtojnë atë parti, ta lënë fillikat siç e kanë lënë. Mënyra e sjelljes ka qënë në një plan shumë servile, një sjellje shumë e padenjë e një përfaqësueseje që vjen nga Shkodra. Unë bëj analizën e asaj që shkruhet në media e shihet dhe duket një ulje e përfaqësimit të saj.

Ju keni dhënë shumë dekorata dhe Berisha thotë tashmë se e keni bërë për FRD-në…

Unë mund t’ju them se zotëria në fjalë ka dhënë disa herë më shumë dekorata; ne jemi në raportin 1 me 4.

Po Lulzim Basha, pse nuk ka folur për ju? Ka një lloj aleance mes jush me atë që mendohet nesër kandidati nr.2 për kreun e PD-së? Hyn këtu edhe Bode?

Në politikë nuk duhet domosdoshmërisht keq për kundërshtarin. Bodes nuk dua t’I prish punë, është mjaft i moderuar, mjaft etik në komunikim. Nëse një njeri i kampit tjetër i meriton vlerësimet, nuk ka pse të prishë etikën e komunikimit, të bëhet vulgar vetëm që t’i pëlqejë liderit. Unë s’kam fyer njeri dhe atakuar njeri në asnjë debat, ku duhet forca e argumentit. Ka një mijë mënyra më elegante për t’i thënë tjetrit që je “maskara”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›