Topi: KQZ dhunoi deri votën e Presidentit ndaj duhet plotësuar
TIRANE - Emisioni "Airport" solli në studion e "A1Report!", dy analistë, Aleksandër Çipa dhe Armand Mero, që së bashku me moderatoren, drejtoreshën e gazetës "Shqiptarja.com", Anila Basha, i drejtuan një seri pyetjesh, kryetarit të FRD-së, Bamir Topi, lidhur me situatën e fundit politike në Shqipëri e veçanërisht, çështjen e KQZ-së.
Lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj KQZ-së, Topi tha: "Unë kam kritikuar përfaqësuesit e opozitës, që kanë qënë bashkëautorë të këtij Kodi, ku nuk kanë qënë përfaqësues të tëra forcat politike, se po bëjnë gabimin tjetër: Kujtojnë se po e impresionojnë Kryeministrin. Por Kryeministri është i vjetër në opozitë e nëse do të ishte i interesuar, nuk do linte të kalonin 48 orë për ta plotësuar KQZ-në, sikurse bëri me komisionerin.
Si mund ta ketë luksin opozita sot që të vazhdojë t’i ketë këto numra në komision dhe vazhdon të mos i çojë?! Z.Rama edhe këtu po vazhdon të gabojë. Ai komision bëri presion me votën e Presidentit, kur nuk korrespodonte numri i votave për kryetar bashkie. Pra, kur ai Komision arrin të ekstraktojë votën e Kryetarit të Shtetit, mendoni se çfarë mund të bëjë me votën e qytetarit të thjeshtë".
FRD, E RE SI PARTI, POR ME FIGURA ME SHUME PERVOJE POLITIKE
Topi u pyet që në fillim nga moderatorja Basha për ecurinë e FRD-së në një vit jetë dhe listat e kandidatëve të saj. Ai tha se “Është unikale që një parti me një vit jetë të jetë konkuruese. Do të thoja që brenda FRD-së, po të grumbullosh vitet e eksperiencës politike të drejtuesve kryesorë apo dhe atyre që janë në vijën e parë, ka po aq vite eksperiencë sa kanë partitë e vjetra, por me një filozofi të re.
Disa nga emrat më të rinj brenda kësaj partie, si Biberaj, Dragoti, Mirela Bogdani, nuk i kemi parë në listat e kandidatëve të FRD-së...
Pikërisht duke iu referuar listave e duke filluar me femrat, znj.Bogdani është kryetare e Shtabit Elektoral Kombëtar që do t’i japë zë, vizion, projektit të FRD-së; z.Dragoti është gjithashtu një njeri shumë i vlerësuar, që do jetë në Shtabin Qëndror; po ashtu edhe z.Krasniqi, që ka qënë me mua që në fillimet e pluralizmit. Sot, kur ne kemi ezauruar çështjen e listave për kandidatë për deputetë, unë shoh tek pozicioni i z.Krasniqi një pozicion shumë të natyrshëm dhe do t’ju shpjegoj se në ç’rrugë kaloi zgjedhja. Por z.Krasniqi, e them hapur, nuk ka qënë në asnjë moment, insistues dhe ka kërkuar të vlerësohet në mënyrë realiste. Ai është një nga figurat më të respektuara të politikës shqiptare. Tani duhet të shpjegoj se në ç’rrugë shkuan listat. FRD-ja, e orientoi propozimin për kandidatë për deputetë tek strukturat e veta dhe të drejtën e kanë pasur ato eskluzivisht për t'ia përcjellë Kryesisë. Qoftë dhe në një rast të vetëm - kjo e bën dallimin me partitë e vjetra - unë nuk e kam përdorur veton.
Po për largimet në PD, si gjykoni?
Unë uroj që pyetjet t’ia bëni z.Berisha nëse ndonjëhërë ai do vijë në këtë studio. Unë them që ai nuk do të vijë. Lidhur me largimet, gjëja e fundit që më impresionon për klimën që është krijuar në atë parti, është raporti me kryesinë.
A do bëni një koalicion paszgjedhor? Kë do donit ju në pushtet pas zgjedhjeve, PD-në apo PS-në?
Ne jemi deklaruar se nuk do bëjmë koalicion parazgjedhor që do të thotë se do të votohemi me programin tonë dhe pas zgjedhjeve, kur ne të provohemi, sa jemi, sa përkrahës kemi, mbi atë bazë krijohen edhe rrethanat. E sa për pyetjen e dytë, edhe sikur të isha një politikan fazën fillestare, nuk do doja të më bëhej kjo pyetje. Ju nuk keni përpara një politikan infantil. Gjithmonë ka tërheqje, reale apo taktike, për t’u rilançuar, që do jetë në funksion të atyre që do t'u kërkojmë votat. Nesër, pasi të shohim mundësitë tona, fuqitë tona, do të gjykojmë për aleancat. Por asnjë nga kolegët tanë s'ka dalë për të bërë një politikë virtuale, siç po bëjnë shumë politikanë sot në Facebook. S’i kemi besuar asnjëherë sondazheve . Fakti që ato paguhen sot nga partitë e ndryshme, duket pse bëhen.
Nëse Berisha në zgjedhjet e 23 qershorit fiton 70 mandate e mbetet për një mandat, a do t’ia jepnin ata mandatin tuaj?
Çfarë të bëj unë që një pjesë e medias orientohet sikur të gjithë marrin frymën vetëm me Berishën?! Unë jam i parimit hap pas hapi. Le të zhvillohen zgjedhjet, të jenë të lira e të ndershme. Çdo gjë ka radhën e vet. Në këtë moment është radha jonë të kërkojmë votën. Kur të kemi kuotat tona zyrtare, do të flasim sërish.
Si ju duket lëvizja e Berishës për të futur aleatët në listat e sigurta dhe ajo e Ramës, për t’i lënë jashtë?
Unë kam shumë për të thënë. I njoh ata që janë katapultuar brenda 24 orëve nga një krah në tjetrin, apo ata që duhet të ishin në pension. E njoh mirë situatën dhe nuk dua të ndërhyj, por uroj nga pozicionet e kundërshtarit politik që sa më shumë gabime të bëjnë, do ngrihet profili ynë.
Berisha nuk ju ka sulmuar, kurse Topalli në të kundërt ka thënë se ju nuk jeni parti etj.etj.
Nuk më vjen mirë për trajektoren e profilit të saj dhe mos mendoni që edhe sot më vjen mirë që e kanë kuptuar edhe ata që drejtojnë atë parti, ta lënë fillikat siç e kanë lënë. Mënyra e sjelljes ka qënë në një plan shumë servil, një sjellje shumë e padenjë e një përfaqësueseje që vjen nga Shkodra. Unë bëj analizën e asaj që shkruhet në media e shihet dhe duket një ulje e përfaqësimit të saj.
Ju keni dhënë shumë dekorata dhe Berisha thotë tashmë se e keni bërë për FRD-në…
Unë mund t’ju them se zotëria në fjalë ka dhënë disa herë më shumë dekorata; ne jemi në raportin 1 me 4.
Po Lulzim Basha, pse nuk ka folur për ju? Ka një lloj aleance mes jush me atë që mendohet nesër kandidati nr.2 për kreun e PD-së? Hyn këtu edhe Bode?
Në politikë nuk duhet domosdoshmërisht keq për kundërshtarin. Bode është mjaft i moderuar, mjaft etik në komunikim. Nëse një njeri i kampit tjetër i meriton vlerësimet, nuk ka pse të prishë etikën e komunikimit, të bëhet vulgar vetëm që t’i pëlqejë liderit. Unë s’kam fyer njeri dhe atakuar njeri në asnjë debat, ku duhet forca e argumentit. Ka një mijë mënyra më elegante për t’i thënë tjetrit që je “maskara”.
HYJNE NE STUDIO DY ANALISTET E FTUAR
Rreth orës 22:00, në studion e emsionit vijnë dy analistët, Aleksandër Çipa dhe Armand Mero, që i kanë drejtuar pyetje Topit lidhur me KQZ-në.
Topi tha: "Unë kam kritikuar përfaqësuesit e opozitës, që kanë qënë bashkëautorë të këtij Kodi, ku nuk kanë qënë përfaqësues të tëra forcat politike, por bëjnë gabimin tjetër: kujtojnë se po e impresionojnë Kryeministrin. Por Kryeministri është i vjetër në opozitë, nëse do të ishte i interesuar nuk do linte të kalonin 48 orë, sikurse bëri me komisionerin. Si mund ta ketë luksin opozita sot që të vazhdojë t’i ketë këto numra në komision dhe vazhdon të mos i çojë?! Z.Rama edhe këtu po vazhdon të gabojë. Ai komision bëri presion me votën e Presidentit, kur nuk korrespodonte numri i votave për kryetar bashkie e kur ai Komision arrin të ekstraktojë votën e kryetarit të shtetit, mendoni se çfarë mund të bëjë me votën e qytetarit të thjeshtë".
Çipa: Si e komenti deklaratën e ambasadorit Arvizu që shumë shpejt do mbeteni të kënaqur nga reagimi i SHBA-së për KQZ-në?
Unë e vlerësoj shumë qëndrimin mjaft korrekt të Arvizu dhe jam në sintoni të plotë nga fillimi në fund në mënyrën e monitorimit të situatës në KQZ dhe shpresoj shumë në autoritetin e tij. Kjo do të thotë që SHBA do të flasë hapur dhe në mënyrë të kuptueshme për këdo që do vazhdojë në linjën e manipulimit me KQZ-në. Por le të presim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)