Irak, shpërthime pranë xhamive, 16 të vdekur

Dy kamikaze janë hedhur në erë thuajse në të njëjtën kohë pranë dy xhamive shiite në Bagdad të Irakut.
Sipas policisë vendase 12 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë plagosur.
Shpërthimet ndodhen në një kohë kur nëpër xhami festohej fundi i muajit të Ramazanit.
Më parë 80 kilometra larg Bagdadit, një shpërthim tjetër ndodhi pranë një xhamie, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave.
Nga kjo ngjarje 15 persona, sipas policisë amerikane, u plagosën.