Sopranoja shqiptare interpreton në Teatrin e Operës në Filadelfia
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka interpretuar pak ditë më parë operën "Madam Baterflai" në Teatrin e Operës në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Madam Baterflai", është sjellë në skenën amerikane e interpretuar me një nga trupat më të zgjedhura operistike në SHBA. Përkrah tyre ishte dhe artistja shqiptare, Ermonela Jaho, e cila ka interpretuar në këtë vepër personazhin kryesor, Madam Baterflai. Ermonela Jaho është tashmë e njohur për debutimet e saj të famshme në operën metropolitane të Nju Jorkut, operën mbretërore të Londrës, të Berlinit, Parisit, Lionit, Romës etj. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është një pjesëmarrëse aktive në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe njëkohësisht pjesë e artistëve që performojnë në Metropolin e Madh të Artit në Nju Jork të drejtuar nga artisti i njohur shqiptar, Fadil Berisha. Opera "Madam Baterflai", është një nga veprat më të njohura të Puçinit, e cila ka pushtuar skenat më të mëdha në botë që pas shfaqjes së saj të parë në vitin 1904, nën regjinë e Cinthia Stoke dhe dirigjentit të madh italian, Corrado Rovaris.