E Enjte, 5 Nëntor 2026

Soreca nga Gjirokastra: Është koha për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Me tingujt e këngës polifonike Lunxhote dhe himnin e Be u prit në Gjirokstër Ambasadori i Be në Shqiperi Luigi Soreca. Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua në pazarin karakteristik, ku Soreka përshkoi me këmbë rrugët e kalldrëmta, shoqëruar nga autoritete vendore,deputetja e qarkut Mirela Kumbaro, përfaqësues të vendeve  të Be dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Për t’u ndalur më pas në odeonin e gurtë ku staruan edhe aktivitetet në kuadër të Javëve të Europës 2021, të cilat synojnë promovimin e vlerave të përbashkëta europiane dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij Soreca tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e saj në BE.

“Motoja jonë është : Europa është këtu, por funksionon edhe ndryshimi i fjalëve në fjali: Edhe këtu është Europë. Kjo sepse Shqipëria përherë ka qenë Europë. Ne, në fakt, ndihemi si një familje kur jemi bashkë me ju, me qytetarët e Shqipërisë, si sonte në Gjirokastër ndihemi një e tërë. Ky udhëtim ishte i rëndësihëm për ne ,pas një periudhe të vështirë të pandemisë. Shqipëria është Europë, por nuk është ende BE dhe ne besojmë që koha ka ardhur që ky hap të merret shumë shpejt. Ne kemi disa vite që punojmë në lidhje me këtë çështje dhe sa i përket BE-së kemi qenë shumë të qartë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet që të fillojnë bisedimet”

Për të gjithë të pranishmit u shfaqën koncerti instrumental i kuartetit austrik AUREM dhe drama italiane Vivere.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›