Sorensen shefi iBE-së në Bosnje
SHKUP- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, emëroi danezin Peter Sorensen në postin e shefit të delegacionit europian në Bosnjë e Hercegovinë, njoftoi zyra për media e shërbimit të jashtëm të BE-së. "Nuk mund të mendojë dikë tjetër që do të ishte më i kualifikuar për të marrë përsipër rolin e kreut të delegacionit", tha Eshton pas marrjes së vendimit. Sorensen aktualisht është shef i delegacionit të BE-së në Maqedoni.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)