E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, rihapet për vizitorët tuma e Kamenicës

KORCË- E mbyllur nga dega e tatim-taksave në muajin qershor të vitit 2010, tashmë tuma ilire në Kamenicë të Korcës, një vendvarrim prehistorik, e cilësuar si një nga objektet me vlera më të rralla arkeologjike ka hapur dyert për dhjetëra turistë të cilët tregojnë interes për ta parë nga afër. Kushtet administrative që lidhen me mungesën e dokumentacionit të saj tashmë janë plotësuar.

"Tuma e Kamenicës është një nga tumat dhe monumentet e kulturës më atraktive të qarkut të Korcës. Përsa i përket numrit të turistëve relativisht është një numër i kënaqshëm, ku marrin pjesë turistë nga Evropa, kryesisht nga Gjermania, janë kryesisht arkeologë. Kemi edhe dyndje të nxënësve të shkollës", deklaron specialisti i Monumenteve të Kulturës Lorenc Cenolli.

Në këtë muze është e prezantuar struktura unikale me karakter funeral në prehistorinë e Shqipërisë. Objekti më i vecantë është ai i një gruaje të re, e cila ka vdekur së bashku me foshnjen e saj në bark. Tuma ilire në Kamenicë të Korcës është i vetmi muze natyror me vendvarrimet prehistorike në Ballkan. Ato i përkasin epokës së hekurit dhe të bronxit. Datojnë në shek. VI dhe të XII të ersës sonë. Sipas specialistëve në këtë tumë janë zbuluar 430 varre ilire që i përkasin vetëm shek XII të erës sonë. Duke iu referuar studimeve të kryera, mendohet se bëhet fjalë për një vdekje masive të këtyre banorëve në këtë periudhë, si pasojë e sëmundjes së malaries.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›