E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dëshmitarit të vrasjes së Azem Hajdarit

Kapet në mes të Tiranës, i
arratisuri nga Burgu i
Shën Kollit, Petrit Çakrri,
i njohur më së shumti si
dëshmitari i vrasjes së deputetit
të PD-së, Azem Hajdari. Lajmi
është bërë i ditur gjatë ditës së
djeshme nga policia e Tiranës.
Burime zyrtare thanë se, 38-
vjeçari nuk ishte larguar kurrë nga
Shqipëria, siç kishte deklaruar
ditën e arratisjes, por kishte jetuar
në kryeqytet. Pas verifikimeve
të bëra nga uniformat blu është
arritur në përfundimin se Çakrri
nuk ishte larguar kurrë nga Shqipëria.
Telefonatat e bëra nga ai,
ku tregonte se kishte kaluar kufirin
me Malin e Zi, kanë qenë
thjesht mënyra për të shmangur
ndjekjen nga uniformat blu,
thanë burime nga Policia e Shtetit.
E pas këtyre verifikimeve
kanë nisur kontrollet në vend.
Çdo ditë agjentët kanë ngushtuar
rrethin, deri ditën e djeshme
kur në orët e para është bërë e
mundur kapja e 38-vjeçarit Petrit
Çakrri, nga Tropoja i arratisur nga
burgu, që më 22 janar të këtij viti.
Policia e Tiranës tha gjatë ditës
së djeshme se, Drejtoria e Krimit të
Organizuar pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
në bashkëpunim me Drejtorinë e
Policisë së Tiranës, pas marrjes në
kohë të informacioneve në rrugë
operative, kanë bërë të mundur
gjetjen dhe arrestimin e një të
kërkuari. Policia tha se, pas një
operacioni në afërsi të qendrës së
Tiranës, në një banesë pas hotelit
"Tirana Internacional", është bërë
i mundur arrestimi i të kërkuarit,
Petrit Çakrri, 38 vjeç, lindur e banues
në Tropojë. I arrestuari ka qenë
dhe më parë i proceduar për disa
për vepra të ndryshme të penale,
si "vjedhje me dhunë" dhe "mashtrim
në shuma të mëdha parash".
Ishin disa muaj kërkime që kanë
çuar në arrestimin e 38-vjeçarit
nga Tropoja, i cili gjatë deklaratave
telefonike pas arratisjes kishte
deklaruar se, mbahej në burg pa
të drejtë. Policia tha se, Petrit
Çakrri, ishte shpallur në kërkim që
më 22 janar të këtij viti, për veprën
penale të "largimit nga vendi i vuajtjes
së dënimit".
Petrit Çakrri, dëshmitar i
vrasjes së deputetit të PD-së,
Azem Hajdari, u arratis, pasi kishte
mbaruar një leje shpërblyese
prej 5 ditësh. Gjatë arratisjes ai
deklaroi se, e ka mbaruar vuajtjen
e dënimit dhe se nuk ka ndërmend
që të kthehet sërish në qeli.
I dënuari kishte një leje për të dalë
dhe ishte pajisur me dy kopje të
lejes. Një kopje duhet ta dorëzonte
në Komisariatin e Policisë së
Kamzës dhe një kopje duhet ta
mbante vetë. Por ka preferuar që
të mos kthehet në burg, me pretendimin
se nuk kishte kryer asnjë
faj. Policia e Tiranës deklaroi në
kohën e arratisjes së, i dënuari
Çakrri nuk i ka njoftuar se kishte
marrë leje nga Burgu i Lezhës,
duke ngjallur dyshime se i arratisuri
nuk ka shkuar në banesë.
Leje shpërblyese Petrit Ramiz
Çakrrit, 39 vjeç, lindur në Tropojë
dhe banues në Tiranë është i
dënuar për dy vepra penale, atë
të "vjedhjes me dhunë" dhe
"armëmbajtjes pa leje".
Çakrri ishte dënuar me 6 vjet
heqje lirie, dënim të cilin e ka përfunduar
më datë 15 maj 2006.
Gjatë kohës që ishte duke vuajtur
dënimin e parë, më datë 3 mars
2006 është dënuar për një tjetër
vepër penale me 6 vjet heqje lirie
për veprën e mashtrimit. Këtë
dënim po e kryente në Burgun e
Shënkollit në Lezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›