E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit

Më 15 mars të vitit të vitit 2008, ndodhi tragjedia e Gërdecit, shpërthimi më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Atë ditë, e gjitha Tirana u lëkund sikur të kishte të rënë tërmet, ndërsa në rrethinat e saj, pikërisht në Gërdec të Vorës, armët luftarake, shpërthenin në të gjitha drejtimet, duke lënë pas 26 të vdekur, mbi 250 të plagosur. Shtëpitë në fshatin e shpërthimit, u rrafshuan, sikur të ishte luftë. Sot pas një viti, pikërisht në këtë opozita ka zgjedhur protestën për të përkujtuar këtë ditë tragjike për qindra familje. Partia Socialiste në njërën anë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në anën tjetër, kanë zgjedhur të protestojnë të ndarë në këtë ditë. Perimetri i vatrës se shpërthimit ishte 3.5 kilometra, ndërsa zona e kraterit 18 ha. Zona qe ndjeu ndikimin maksimal te këtij shpërthimi shokoi deri ne 3 mije ha përreth punishtes se Gërdecit, ndërsa tronditi mijëra banore. Lëkundjet qe shkaktoi ne toke ishin ato të një tërmeti 4 ballë. Forca te shumta ushtarake dhe policore rrethuan zonën 2 ore pas shpërthimit për të mos lejuar askënd të kalonte, për shkak se zona ishte e mbjelle me predha te pashpërthyera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›