Kermabon,viziton Serbinë, nuk jepen detaje për bisedimet

Shefi i misionit të Bashkimit Europian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, Iv de Kermabon, do të vizitojë Beogradin nga mesi i muajit mars. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga Drejtori i zyrës për Informim, Kristof Lamfalusi. "Ka plane për një vizitë nga mesi i muajit mars, mirëpo ne nuk mund të konfirmojmë datën e saktë. Kjo do të jetë një vizite teknike. Siç e dini Kermabon ka qenë dhe në Podgoricë e në Shkup, dhe do të vizitojë edhe Tiranën", ka deklaruar Lamfalusi, pa dhënë detaje për temat e bisedimeve të takimeve që Kermabon do të ketë në Beograd. Paralajmërimet për vizitën e ish-komandantit francez Kermabon në Serbi vijnë pak më shumë se një javë para mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.