Punime ne “Don Bosko”, Basha: fund diskriminimit te zonave
Nje tjeter bllok banimi ne Tirane do t'i nenshtrohet nderhyrjeve ne infrastrukture nga Bashkia e Tiranes. Dje kane nisur punimet per rikualifikimin urban ne bllokun e banimit numer 53 ne zonen e Don Boskos, pjese e njesise bashkiake numer 9. I pranishem ishte dhe kryetari i Bashkise, Lulzim Basha i cili tha se investimet do te shtrihen ne te gjitha lagjet e Tiranes, ne qender e periferi pa asnje dallim. Sipas tij, Tirana nuk do te kete me zona te diskriminuara apo te harruara, persa i perket investimeve te Bashkise se Tiranes duke theksuar se investimi i sapo nisur eshte nje premtim i mbajtur, projekt i cili nis te zbatohet sot dhe do te perfundoje ne jo me shume se 6 muaj. “Ky eshte projekti i urbanizimit te ketij blloku, me afro 3 mije banore, nepermjet shtrimit te te gjithe rrugeve te bllokut, pajisjes me sinjalistike dhe me ndricim. Ne kete menyre i japim fund cdo trashegimie 10-vjecare te indiferences se Bashkise, per keta banore te kryeqytetit, per keta banore te Tiranes, largimin e diskriminimit faktik, nepermjet mungeses se fondeve apo edhe paragjykues, pasi shpjegim tjeter per lenien ne kete gjendje te ketyre rrugeve nuk ka” u shpreh kreu i Bashkise se Tiranes. Te dhenat e ketij institucioni tregojne se ne kete bllok me siperfaqe 4.5 ha do te kryhet asfaltimi i 790 ml rruge, do te ndertohet sinjalistika, do te vendoset ndricim i ri rrugor, sikunder dhe rrjeti i kanalizimeve aty ku mungon. Me nje investim prej 18,4 milione lekesh, ne nje afat kohor prej 6 muajsh, keta banore do t’i thone “lamtumire” baltes ne dimer e pluhurit ne vere dhe do te kene nje cilesi jete, te njejte me qendren e qytetit. “Duke investuar parate e buxhetit, anembane qytetit te Tiranes por ne vecanti ne ato zona te cilat jane pare me syrin e njerkes, ne vecanti ne 10 vitet e fundit, ne nuk bejme tjeter vecse avancojme standardin e nje cilesie te larte jetese, sepse ky standard nuk mund te ekzistoje nese eshte i kufizuar vetem ne qender, ne bllok apo vetem rreth shtepise se kryetarit apo ish-kryetarit” theksoi pergjate prononcimit Basha. Sipas tij, investimet ne kete zone do te perfshijne te gjitha pikat kryesore duke nisur nga ndricimi, kanalizimet, asfaltimi i rrugeve etj. Rikualifikimi urban i blloqeve te banimit nga Bashkia e Tiranes, do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim, pasi keto jane projekte qe tashme kane dhe fondet perkatese, ne saj te buxhetit te miratuar nga Keshilli Bashkiak.