Rudina Magjistari: Xhati, hera e pare nje dashuri me shikim te pare
Moderatorja Rudina Magjistari ka rrefyer ne studion e Arian Canit te emisioni me i ndjekur i dites se premte “Zone e Lire” ne televizionin Klan, historine e saj te dashurise me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami. “Dy vite me pare e kam pasur Xhatin te ftuar ne program. Perpara kesaj nuk e njihja fare”. Ajo tregon se njohja fillimisht ka qene virtuale. “Jemi njohur duke shkruajtur ne” Facebook”. Menjehere sapo mesova se cili ishte, pata deshiren per ta ftuar ne emision. Nuk ishim friend fare. Thjesht me ka shkruar ai. Ishte nje histori shume e bukur (qesh)”. Me pas vijon te tregoje: “Po ne “Facebook”. Ishte nje fotografi e rastesishme. Ai me shkroi “Pershendetje nga Tokyo”. Fakti qe me shkruante nga Tokyo me terhoqi vemendjen dhe me beri pershtypje, sepse une kam simpati per kulturen aziatike dhe kam lexuar shume. Nuk kam qene asnjehere atje, por nje dite do te shkoj. Do te me pelqente te shkoja te shikoja hotelin dhe kompjuterin prej te cilit eshte nisur ai mesazh. Pergjigjja nga Tirana ishte e menjehershme.” Rudina sqaron se kampioni eshte i gjate 197 cm dhe se meshkujt e gjate i duken terheqes. Ajo shpjegon se jeta e tij ne Zvicer ka bere te mundur mbajtjen fshehur te lidhjes se saj, por megjithate ajo shpjegon se cfare e terhoqi tek Xhati. “Mendoj se ishte vertet nje goditje ne ate moment. S’me kishte ndodhur kurre ne jete nje gje e tille. Pastaj kjo u plotesua edhe me gjera te tjera dhe u kompletua e gjitha. Kishte nje lloj solariteti ne portret. Kishte shume drite ne portret dhe gjithashtu edhe buzeqeshja e tij ishte shume solare. Kjo me goditi menjehere. Une besoj tek dashuria me shikim te pare, sepse e di qe i ka ndodhur njerezve, por nuk besoja se do te me ndodhte mua ndonjehere. Eshte dicka e veshtire dhe shume e rralle qe ndodh, dhe tek-tuk dikujt mund t’i qelloje te provoje dicka te tille ne jete. Jetova nje moment shume te bukur”-deklaroi Rudina. Ajo theksoi gjithashtu se nuk do te deshironte ta shihte te dashurin e saj ne ring, aq sa eviton edhe bisedat rreth ndeshjeve te tij.