E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Basta: Ja cfare ndodhi ne te vertete ne daten 12/12/ 2012 Yllka Selita

Ka qene nje vit shume i ngjeshur emocionalisht viti qe shkoi per reperin Gerald Xhari, i cili njihet nga te gjithe si Big Basta. Ne nje interviste per suplemetin “Koha Tjeter” reperi rrefen se cfare ndodhi ne te vertete ne daten 12/12/2012, pasi shume aludime u ngriten per ciftin Big Basta Vesa Lume, mbi kete date. Ai nder te tjera ben edhe nje rezyme te viti 2012 por duke treguar edhe disa nga projektet e tij te shumta per kete vit i cili sapo ka nisur.

Si ishte viti qe sapo lame pas per ju?

Viti 2012 per mua nuk ka qene si te gjitha vitet e tjera. ka pasur nje ngritje per mua te them te verteten pavaresisht se mund te dukem pak si modest, por sinqerisht e kam ndjere kete ngrite, sepse kam publikuar edhe albumin tim, kam publikuar klipe dhe gjithashtu kam pasur edhe bashkepunime te ndryshme. Por edhe ana private ka pasur ndikim e saj pozitiv tek viti 2012. Them se bilanci i viti qe shkoi eshte mbyllur pozitivisht, ka pasur edhe ai uljet e vete, por e pergjithshmja ishte pozitive.

U alodua shume per viziten tuaj ne Paris dhe per daten 12/12/2012, qe per ju ishte nje date e rendesishme, pas nje publikimi qe beri Vesa ne “Facebook”, cfare ndodhi ne te vertete ne ate date?

Me vjen mire qe kana aluduar ne fakt, se thelbi i gjithe kesaj eshte pikerisht kjo, ndryshe do ta kishim shkruar vete te gjithe te verteten. Ne te vertete ne daten 12/12/2012 ne oren 12 dhe jo ne 12:12, une i dhurova Veses nje unaze, pasi ne kishim kohe qe ishim fejuar, por qe na mungonin unazat dhe ku me mire se sa ne Paris, te kulla Eifel, mund t’ia dhuroja une?

Pas dhurimit te kesaj unaze vjen martesa, e keni menduar te afert kete date apo pak me larg?

Ne ne radhe te pare e kemi menduar qe te jemi sa me mire, qe te stabilizohemi dhe pse deri diku jemi stabilizuar. Vesa eshte vendosur ne Tirane, nuk e di per me momentin, martesa mund te jete e afert, mund te jete e larget...varet edhe se si do te planifikohet viti 2013, te them te verteten. Gjithsesi une ju garantoj se lidhja jone eshte shume e paster dhe martesa jone do te vij gjithsesi shume shpejt, nuk e di ate ndodhe kete vit, por gjithsesi do te vij.

Nderkohe Vesa ka hequr dore nga projektet e saj ne Kosove, perderisa po jeton ketu?

Nuk mendoj se duhet te heqesh dore nga projekte ne Kosove, nese jeton ketu, faktikisht jetojme ne nje moment shume me te afert me gjitha shqiptaret si ne Kosove dhe atyre te Malit te zi. Nuk mendoj se keto projekte do te pengohen nga tre ore apo tre ore e gjysme rruge, qe duhet te besh per te qene nga Tirana ne Kosove apo anasjelltas. Vesa nuk ka hequr dore, perkundrazi une jam duke kerkuar qe te bejme nje projekt akoma me te madh se ai qe eshte folur per Vesen, por ende nuk e di, dhe shpresoj qe ne kete vit te ri te mund ta veme ne zbatim.

Ju ishit kete vit si tekst shkruesi i kenges me te cilen Vesa mori pjese ne Festivalin e fundvitit ne RTSH. Kjo kenge ne naten finale nuk mori asnje pike, cfare komenti keni per kete?

Nuk kam asnje koment te them te drejten, sepse nese do te jepja nje te tille do te isha i njeanshem. Pastaj ka edhe nje ane tjeter kur behet fjale per nje festival sic eshte ai i fundvitit ne RTSH. Pasi ai eshte nje festival shume ndryshe nga festivalet e tjere, kemi te bejme me faktorin juri, publik dhe organizim qe eshte shume ndryshe. Une nuk dua qe ta mohoj qe ka qene nje eksperience shume e bukur, pasi ne krijuam lidhjet tona. Nderkaq puna e pikeve i takon jurise. E dine ata nese kane bere apo nuk kane bere gabim me ate rezultat.

Cilat jane pritshmerite tuaja per kete vit, meqenese jemi ne javet e para te tij?

E para dua qe te informoj te gjithe lexuesit se “Big city studio” nuk e ekziston me, pasi une kam hapur nje studio timen, nje “Rekord Label” dhe dua qe te krijoj nje grup timin artistesh te rinj dhe shume te mire qe do te quhet “042 Zone”, i cili perfshin Tiranen dhe zonat rreth saj. Ketu do te perfshihen, kenge te ndryshme,videoklipe, jo vetem te miat por te te gjithe kengetareve qe do te jene pjesetare ne te. Une personalisht si kengetar do te jem pak me i qete sepse do t’i perkushtohem menaxhimit dhe marketingut te labelit tim, kompozimeve dhe teksteve. Me pas po gjate ketij viti pritet te publikohet albumi i Veses, nuk di ta them nese do te jete ne vere apo ne fund te saj. Po edhe Vesa pritet te sjelle nje super album. Pra per vitin 2013 i kemi mbledhur shume forcat si te Vesa edhe te brezi i ri. Big Basta do te jete me ndonje singell, apo klip, do i kushtoj shume me teper rendesi faqeve te mia interaktive “Facebook”, “Twitter” “You tube”, do publikoj video me nje grup xhirimi qe perbehet nga djem shume te talentuar. Do te perpiqemi qe te ngreme rrymen Hip-hop ne ato linja qe eshte edhe ne Europe.

Rryma hip hop nuk eshte ne nivele te larte, sic eshte ne Kosove te themi, cfare mungon ketu tek ne, qe te kete ato nivele?

Kosova ka pasur nje plus historikisht, duke pasur parasysh se mjeshtrat e muzikes atje, flas per Ernis Presheven, apo Florian Boshnjakun, apo edhe muzikante dhe producent te tjere, gjithmone jua kane hapur dyert hip-hopista, edhe ne qe vinim nga Shqiperia, si mua, Noyzit, apo Stresit. Kjo do te thote se ato jane me krah dhe me mendje te hapur, pasi ata neve na mirepresin pavaresisht se paguhen per punen qe bejne. Ketu ne Shqiperi nuk ndodh ajo gje. Kemi kompozitor te medhenj dhe artiste qe kane studio shume te mira por qe nuk denjojne te ndihmojne repistat shqiptare. Kjo do te thote se per aq kohe qe ne nuk do te kemi perkrahje, ne do te jemi vetem tre. Ndjen nje lloj keq ardhjeje, por dua qe t’i them te gjitheve se nuk eshte hip-hopi, ai qe kercenon shoqerine shqiptare. Hip-Hopi eshte muzike, eshte dicka shume e bukur, pavaresisht se dikush mund te shprehet me fjale banale, por vete rryma eshte art eshte kulture. Per aq kohe sa ne nuk do te perkrahemi nga kompozitoret dhe producentet e medhenj, me forcat tona, ne sigurisht qe do bejme hip-hip, por do ta kemi shume te veshtire. Sepse edhe brezi i ri qe vjen ka nevoje per perkrahje sepse jane shume te talentuar ndoshta edhe me te talentuar se une, apo tjetri e tjetri.

Ju gjate stines se veres, nxoret albumin tuaj, si po ecen ai?

T’ju flas sinqerisht, as qe jam marre me kete ane, per arsye se berja e nje albumi funksionon me administrata te ndryshme, cka do te thote se nuk me del shume koha qe te merrem me kete ane, pra si ka shkuar shitja. Por nje fakt qe me beri pershtypje ishte kur nje dite, ne nje nga pikat kryesore te distribucionit te albumit tim, hyra rastesisht per te kerkua nje film, dhe djali qe ishte aty me tha: sa mire qe erdhe se na duhen kopje te tjera te albumit tuaj, sepse na kane mbaruar dhe ka pasur edhe kerkesa”, kjo vertet qe me gezoi shume sepse ishte nje tregues per mua qe albumi ishte pelqyer te pakten ketu ne Tirane. Por kaq di dhe s’mund te flas me shume ne lidhje me kete.

A do te jeni pjesemarres ne festivalet e ndryshme qe organizohen ne Shqiperi, gjate ketij viti?

Nuk e di, por festivali qe me intrigon per momentin qe te jem pjesemarres eshte padyshim festivali “Kenga Magjike”sepse une i jap shume rendesi performances gjithashtu i jap shume rendesi skenes, por nuk mund te them me siguri a do te marr pjese ose jo, sepse u bene dy vjet radhazi qe une jam pjesemarres dhe nuk e di se sa mire do te jete, duke pare qe edhe planet per kete vit jane te shumta.

Sa ka ndikuar Vesa, ne krijimtarine tuaj?

Kur merr stilolapsin dhe do te shkruash eshte mese e ditur qe do gjithcka qe te rrethon ndikon ne krijimtarine tende dhe prek imagjinaten tende. Por ne rastin konkret njihet boterisht qe kur nje krijues ka nje jete private mjaft te qete e te mire, ka nje krijimtari shume te mire. Sa i perket teksteve, vertet jam repist, por duke qene se kam studiuar per sociologji, nuk me pelqen qe tematika e teksteve te mia te jete e dhunshme, ose femren mos ta quaj te tille por me epitete te ndryshme, mua nuk me kane pelqyer asnjehere tekse te tilla. Me pelqen qe hip-hopin ta bej sa me te paster.

Nderkohe ju dhe Vesa, do te jeni te dielen te ftuar tek emisioni “E diela Shqiptare” ku do te kendoni kenget e njeri-tjetrit?

Po ashtu do te jete, dhe besoj se do te jete shume qef, sepse Vesa do te kendoje rep dhe une kenget e saj. Mbase nuk do te jete perfekt interpretimet tona, por gjithsesi do te jete per te kaluar nje pasdite te bukur dhe per qef, nuk eshte se do te konkurrojme me njeri-tjetrin.

Do te keni bashkepunime me kengetare te tjere gjate ketij vit?

Po patjeter qe po, megjithate mendoj se ka ardhur momenti qe une te dal me shume si solist, dhe o te sjell kete vit ashtu sic thashe edhe ndonje singel timin. Pasi mendoj se u be nje kohe e gjate qe bej bashkepunime dhe kjo sigurisht qe eshte gje shume e mire sepse gjithmone sjell rezultate shume pozitive, por kam pershtypjes se duhet t’i kushtoj pak vemendje edhe te qenit solo.

A do te kemi nje klip tuajin se shpejti?

Patjeter, sepse une shume shpejt do te behem daje dhe ky klip do te jete shume i vecante. Dhe me ate kenge qe do te jete edhe me videoklip une do te t;i uroj mireseardhjen ne kete jete mbeses sime, por jo para kohe kuptohet. Do te jete nje kenge shume e bukur, kuptohet qe do te jete hip-hop, por per te gjithe shqiptaret do te jete nje kenge shume e bukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›