Sot 2 vjet nga masakra e Durrësit, asnjë i dënuar
TIRANE- Dritan Dajti, autori i masakrës së 7 gush tit 2009, vazhdon ende përballjen me drejtësinë shqiptare. Sot mbushën dy vite nga dita kur i shumëkërkuari qëlloi për vdekje katër oficerë të policisë, të cilët tentuan t’i vinin prangat pranë pistës “Iliria” në Durrës. E ndërsa kanë kaluar plot 24 muaj nga ngjarja tragjike, ende drejtësia shqiptare, nuk ka dhënë vendimin e fajësisë, për autorin e masakrës së pashoqe.
Familjarët e oficerëve të vrarë në krye të detyrës, kanë kërkuar gjithmonë drejtësi dhe ndëshkim për njeriun që u mori jetën të dashurve të tyre. Kjo, drejtësi e shumëpritur prej tyre, duket se po vonon të vijë. Gjykata e Krimeve të Rënda, ende nuk ka firmosur një vendim fajësie ndaj Dajtit, për sa kohë që vrasjet janë kryer në mes të ditës, në syrin e dhjetra dëshmitarëve. Madje, edhe vetë Dajti ka pranuar vrasjet, por i është shmangur faktit që të kishte dijeni se viktimat ishin punonjës policie. Madje, fill pas masakrës, Dritan Dajti, u shpreh se dyshonte se ishin grabitës ndaj qëlloi në drejtim të tyre, duke u kapur fort pas faktit se personat e maskuar nuk kishin asnjë shenjë si punonjës policie. Alibia e Dajtit u hodh poshtë nga hetimet e prokurorisë, pasi provat dhe faktet vërtetuan se Fatos Xhani, Sajmir Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari, jo vetëm që kishin veshur jelekët me mbishkrimin e policisë, por i kishin bërë thirrje Dajtit të dorëzohej, duke e vënë në dijeni se ndodhej përballë njerëzve të shtetit.
PROCESI
Kërkesat e pafundme të Dritan Dajtit, refuzimi për të mbërritur në gjykatë, e mandej për të firmosur fletëthirrjen, janë bërë shkak që procesi ndaj njeriut më të kërkuar të paktën për shtatë vite të zvarritet prej dy vitesh. Gjaku i katër oficerëve që gjetën vdekjen në krye të detyrës, kërkon shpagim, të cilin drejtësia duhet ta kishte bërë me kohë. Në gjyqin ndaj Dajtit kanë dëshmuar me radhë dhjetra oficerë policie, si dhe dëshmitarë të tjerë. Gjyqi ka gjasa të zgjasë jo pak, pasi provat dhe faktet që do të merren në shqyrtim janë të shumta. Katër oficerët e policisë, Xhani, Feskaj, Duçkollari dhe Dizdari u vranë njëri pas tjetrit në pesë minuta, nga dy pistoletat që dritan Dajti mbante me vete mesditën e 7 gushtit 2009, teksa udhëtonte me një makinë luksoze të bardhë. Dajti ishte njeriu më i kërkuar atëkohë, pasi ishte dënuar për vrasjen e nje biznesmeni dhe në mënyrë spektakolare ishte arratisur nga gjykata e Tiranës.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)