Jahjaga: Ndërhyrja në Veri e ligjshme. Për interesa të vendit do takoja dhe Tadic
PRISHTINE-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të njësive speciale të policisë në veriun e Kosovës ishte legjitim dhe se institucionet e Kosovës duhet të kenë kompetenca në tërë territorin e Kosovës.
“Në Bruksel janë arritur disa marrëveshje dhe është pritur që deri në fund të vitit të merremi vesh edhe për 5 ose 6 çështje tjera, nga 20 sa ishin në rendin e ditës. Në raundin e fundit Serbia nuk erdhi në bisedime ndaj nuk kishte zgjidhje tjetër që të mbrohen interesat e Kosovës dhe banorët e saj përvec që të vendosen masat e reciprocitetet në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Jahjaga për agjencinë "Beta", transmeton sot "B92".
Sipas presidentes kosovare, para 25 korrikut kufiri në Veriun e Kosovës ishte arenë e tregtisë ilegale dhe e krimit të organizuar, gjë që ka dëmtuar interesat e Kosovës.
“Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është dërguar një kontingjent i caktuar i forcave të Policisë së Kosovës që t’ua mundësojnë policisë dhe doganierëve zbatimin e detyrave”
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtar se aksioni është ndërmarrë pa konsultime, Jahjaga thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
“Vendimet dhe përgjegjësit për ndërmarrje të aksioneve dhe për gjendje të sigurisë i takojnë Qeverisë së Kosovës”, thotë ajo dhe shton se “EULEX- nuk është dëshmuar të jetë i suksesshëm në luftimin e tregtisë ilegale në krimin e organizuar”.
E pyetur të komentojë qëndrimet se prapa bllokimit të rrugëve dhe incidenteve qëndrojnë zyrtarët e Beogradit, ajo thotë se “përderisa nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, është e qartë se çdo kyçje e strukturave të Serbisë, pa njohuritë dhe pajtimin e institucioneve të Kosovës, është i paligjshëm”.
Presidentja Jahjaga thotë se dalja nga kjo situatë qëndron te respektimi i kushtetutshmërisë dhe ligjit. Ndërsa në pyetjen se a do ta takonte Tadicin, ajo shton se “se për interesa të shtetit është në gjendje të takohet me secilin”.
(d.b/Telegraf/BalkanWeb)