E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 65 vjetori i ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova

Nëse do të ishte në jetë, ish presidenti kosovar, Ibrahim Rugova do të festonte sot 65 vjetorin e lindjes. I ndjeri Ibrahim Rugova, lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 dhe vdiq më 21 janar të vitit 2006, ishte një politikan shqiptar që la gjurmë në histori, i cilësuar dhe si president historik i Kosovës. Ai lindi në në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut ku kreu edhe shkollën fillore për të vijuar të mesmen në Pejë. Rugova u diplomua në Prishtinë, në fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe. Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Ndërsa në 1989 ai u zgjodh, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Rugova është nderuar në përvjetorin e vdekjes së tij , në 2007, nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me Urdhërin "Hero i Kosovës", titulli më i lartë në vend që i jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë "vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës". Si çdo vit, ditëlindja e liderit historik të Kosovës, kryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Presidentit të parë të vendit të njohur ndërkombëtarisht, Ibrahim Rugova, përkujtohet në mënyrë modeste, me homazhe pranë varrit të tij dhe me vizita në familjen Rugova në Prishtinë nga personazhe të ndryshme të jetës kosovare. Përvec liderëve politikë, homazhe në varrin e tij kryejnë edhe të rinj, studentë nga qytete të ndryshme të kosovës, por edhe të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›