E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në eurozonë shënon shkallën më të madhe nga viti 1998


Papunësia në eurozonë në tetor arriti 9.8 për qind, që është shkalla më e madhe që nga dhjetori i vitit 1998. Siç lajmëroi Eurostat, gjithsej 15.56 milionë persona në 16 vende anëtare të eurozonës janë pa punë.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të papunëve në evrozonën është rritur për 3.1 milionë persona.

Numri i të papunëve në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian në tetor ka arritur 22.52 milionë persona, që është për 134 mijë më shumë në krahasim me muajin shtator, pesë milionë më shumë se vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›