E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 8 Marsi,Sequi: Shqetësimiynë, pjesëmarrja e ulët e grave

Të tjera rreth shkrimit OKB: Të ndalim dhunën ndaj gruas VD/OKB këngë: One Woman Bachelet: Ti themi JO diskriminimit e dhunës kundër grave Përse gratë janë në qendër të politikës së jashtme të SHBA TIRANE- Një sërë aktivitetesh janë parashikuar për t’u zhvilluar sot në Tiranë me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas. Mes protestave dhe festimeve gratë shqiptare do të përkujtojnë ditën e tyre ndërkombëtare

SEQUI TAKIM  ME GRATE PARLAMENTARE: SHQETESIM I BE-SE PERFAQESIMI I ULET 
Në orën 08: 15 ambasadori i Bashkimit Evropian ne Shqiperi, Ettore Sequi, organizoi një mëngjes pune me gratë parlamentare.

“Kënaqësi dhe nder për mua që të vazhdoj këtë ditë me ju në këtë festë”- u tha ambasadori Sequi grave parlamentare të cilat i konsideroi si “modeli i grave të suksesshme”.

Ai shprehu shqetësim për përfaqësimin e vogël të grave në listat e zgjedhjeve.
“Shqipëria ka gra të suksesshme Shqetësim për BE- në është përfaqësimi i vogël i grave në listat e zgjedhjeve. Popullsia e Shqipëria e barabartë, por në parlament gratë vetëm 16.7 %. Përgjegjësia juaj është përfaqësimi i grave në parlament. Në parlament ju jeni zëri i atyre që nuk dëgjohen. Duhet të zbatohen dispozitat e Kodit Zgjedhor për përfaqësimin. “- tha ambasadori i BE

PROTESTA NE KQZ
Tek KQZ sot në mëngjes do të protestohet për të kërkuar zbatim rigoroz të kuotës gjinore në politikën shqiptare. “Barazia e grave nuk shitet për 10 milionë lekë” - është manifestimi që do të organizohet sot në oërn 09:30 nga koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë. Do të manifestohet me bilbila.

Në orën 10:00 tek Pallati i Kongreseve Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha do të zhvillojnë një takim me gratë. Po kështu edhe bashkia e Tiranës organizon aktivitetin "Dhuro një lule për jetën". Aktiviteti zhvillohet në sheshin “Skënderbej”

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›