E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studenti Fatjon Xhafa u mbajt peng 3 ditë për lekët e bukës

Të tjera rreth shkrimit E mbyllën në tualet për 86 mijë lekë TIRANE - Për orë të tëra është mbajtur në pyetje. Pas mesnate, policia ka dërguar në spital 22-vjeçarin nga Librazhdi dhe student në Tiranë, ku i janë mjekuar plagët e marra nga goditjet e pengmarrësve, ndërsa është rikthyer në polici, ku janë kërkuar të dhëna të tjera.

Dëshmia e Fatjon Xhafës, para se ta dërgonin në spital dhe ajo pasi është rikthyer në polici, janë ballafaquar me ato të tre të arresatuarve për pengmarrjen, Martin Kështjari, Artur Kolpepa dhe Bledar Vata. Dëshmitë ishin njësoj. Madje, edhe një detaj, çështje lekësh është përmendur nga të dy palët.

Por, pikërisht për këto para ka ndodhur dhe mbajtja pend. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës kanë pohuar, se pengu Xhafa dhe tre autorët, kanë pasur një punë të përbashkët dhe ligrazhdasi 22-vjeçar, i cili jetonte me qira në kryeqytet, ka qëndruar tek tre të rinjtë.

Këta të fundit, sipas dëshmive të bëra publike për “Shqiptarja.com” nga policia, gjatë kësaj kohe pune të përbashkët, e cila ka zgjatur rreth një jave, e kanë mbajtur dhe me ushqime, pasi në atë kohë s’kishte pasur lekë.

Në fund të bashkëpunimit, tre të rinjtë, Martin Kështjari, Bledar Vata dhe Artur Kolpepa (ky i fundit, pronari i lokalit ku u mbajt peng) i kanë bërë atij llogaritë se sa u detyrohej për ushqimin. “860 mijë lekë (të vjetra) duhet të na japësh për ditët që të kemi mbajtur me ushqime, pije dhe kafe”, mësohet t’i kenë thënë të rinjtë studentit 22-vjeçar.

Por, kjo shumë, të cilët ai skishte ta paguante, i është dukur shumë e lartë. Por, tre pengmarrësit kanë këmbëngulur në të tyren, duke e mbajtue dhe peng, deri sa babai i tij të sillte lekët nga Librazhdi. Pasi policia ka regjistruar dëshmitë, prokuroria ka ngritur akuzat ndaj tre pengmarrësve, të cilët sot pritet të dalin në gjykatë për masë sigurie.

Ndërsa studenti i liruar pas tri ditësh, bashkë me të atij, janë shoqëruar me makinë policie deri në Librazhd. Fatjon Xhafa, është mbajtur peng për tri ditë në Rrugën e Barrikadave, i keqtrajtuar dhe i lidhur, në banjon e një lokali.

Pasi pengmarrësit i kërkuan lekë babait të tij në këmim të lirimit, ky i fundit njoftoi policinë, e cila monitoroi lëvizjet e të atit dhe në momentin e dorëzimit të lekëve, ndërhyri, duke bërë dhe arrestimin e tre autorëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›