Sot, FlamurtariSevilja, një përballje luksi
Në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, skuadra e Flamurtarit do të ndeshet me spanjollët e Seviljas. Sfida sjell një ish-lojtar kundër ekipit të tij. Hulian Rubio Sançez, ish-futbollist dhe ish-trajner i Seviljas, sot prezantohet si trajner i një skuadre shqiptare dhe do të luajë kundër ekipit të tij. Ai do të ketë në përbërje futbollistët e ekipit të Flamurtarit. Mbrëmjen e djeshme, spanjollët kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa sot në orën 18:30 do të luhet takimi në Qemal Stafa. Rubio nuk do të ketë në fushë Veliun, ndërsa spanjollët kanë këtë 18-she: Palop, Lopez, Navarro, Coke, Troçovski, Del Moral, Hervas, Kondogbia, Luna, Botia, Baba, Campanja, Bernardo, Sisinjo, Sala, Maduro, Negredo, Huanfran.
Sot, FlamurtariSevilja, një përballje luksi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip