Baresi: Cassano të jetë i kujdesshëm me fjalët

Legjenda e Milanit, Franco Baresi, i cili vizitoi edhe Kosovën kohë më parë, ka porositur Antonio Cassanon që të jetë i kujdesshëm me fjalët që është duke i zgjedhur për Milanin, duke kërkuar fokus më shumë të tij për futbollin.
“Nuk dua të komentoj sulmet e Cassanos ndaj klubit, por në disa situata do të ishte më mirë që të luante pak më shumë dhe të flas më pak. Ai duhet ta mbyllë gojën dhe të përqëndrohet në futboll”, ka theksuar Baresi.
Sulmet e ndërsjellta mes Milanit dhe futbollistit të Interit kanë vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve, me presidentin Silvio Berlusconi që i kishte dërguar mesazh drejtuesve të Interit se do të pendohen që e kanë blerë Cassanon.