Thyhet Partizani në shtëpi, Lushnja e vetme në krye
Dje është luajtur java e dytë e kampionatit të Kategorisë së Parë. Skuadrat që priteshin të fitonin nuk kanë finalizuar siç priteshin. Demat e kuq kanë zhgënjyer në Tiranë duke humbur me rezultatin 3-0 ndaj Butrintit, ndërsa dinamovitët kanë barazuar në Gramsh 1-1. Lushnjarët kanë qenë ata që nuk kanë falur edhe këtë javë. Fitorja e dytë 1-0 kundër Adës u jep vendin e parë me pikë të plota. Tërbuni ka barazuar në Kuçovë, gjithashtu dhe Ilira në Mamurras me rrjeta të paprekura. Lezhjanët kanë gjetur fitoren e parë kundër Pogradecit, gjithashtu dhe Burreli ndaj Himarës. Kamza-Elbasani luhet të hënën, e cila është sfidë që lidhet drejtpërdrejt me kreun e tabelës.
Thyhet Partizani në shtëpi, Lushnja e vetme në krye burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip