E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gusht, mbyllen çerdhet e kopshtet do dezinfektohen

TIRANE-Gjatë gjithë muajit Gusht asnjë kopësht apo çerdhe shtetërore nuk do të jetë e hapur për të vegjëlit në kryeqytet. Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotme se kjo vjen pasi Bashkia e Tiranës, ka vendosur të dezinfektojnë me themel këto institucione paraarsimore që i mbajnë dyert hapur edhe gjatë stinës së verës. Ndërkohë, prindërit që janë njoftuar nga edukatorët për këtë vendim, kanë nisur kërkimet për një vend ku do të çojnë të vegjëlit e tyre gjatë muajit gusht, periudhë gjatë të cilës edhe do të lyhen dhe pastrohen.

Të gjitha këto institucione që presin të vegjëlit edhe gjatë muajve të nxehtë të verës, këtë vit do të qëndrojnë mbyllur për ta, ngaqë punëtorët e mirëmbajtjes së tyre do t'i pastrojnë me themel. Pikërsiht për këtë arsye, është marrë vendimi që këtë verë, këto godina të mos hapen gjatë muajit gusht, por t'u lihet rrugë e lirë zanatçinjve, për t'i bërë gati për muajin shtator, kur do të rikthehen të vegjëlit.
Prindërit janë njoftuar që në muajin qershor nga edukatorët për këtë vendim, megjithatë ata duken të pakënaqur, pasi nuk dinë se ku t'i cojnë të vegjëlit e tyre. Madje ata kanë propozuar që lyerja dhe dezinfektimi të bëhet me "turne". "Do të ishte mirë që këto punë të kryheshin me radhë. Një muaj disa kopshte, një muaj tjetër disa kopshte dhe çerdhe të tjera, e kështu me radhë", - sugjerojnë prindërit e fëmijëve, por edhe specialistë të ndryshëm. Edhe gjatë viteve të kaluara, është bërë dezinfektim dhe lyerje, por jo e këtij niveli që pritet të bëhet sivjet. Ndaj, çerdhet dhe kopshtet në qytetin e Tiranës kanë qëndruar të hapura gjatë muajit gusht.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›