Danimarke-Kamerun2-1, afrikanët i japin lamtumirën Botërorit
JOHANESBURG- Kameruni i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës, pas humbjes 2-1 me Danimarkën të shtunën në mbrëmje. Skuadra afrikane, ndonëse me shumë emra në përbërje, ka pësuar një tjetër disfatë përballë një skuadre të mirëorganizuar, sidomos në mbrojtje.
Takimi mes Kamerunit e Danimarkës ka qenë një nga më të bukurit e parë në këtë Kupë Bote, pasi dy skuadrat kanë sulmuar papushim, sidomos ajo e drejtuar nga Pol Lë Gen.
Pas vetëm 10 minutash, afrikanët gjetën rrugën e rrjetës me anë të kapitenit të tyre Samuel Eto, i cili përfitoi edhe nga një gabim i mbrojtësve danezë. Por, gëzimi i Kamerunit zgjati deri në minutën e 33-të, pasi Niklas Bendtner arriti të barazonte shifrat duke shtyrë në rrjetë një top të ardhur nga e djathta. Samuel Eto goditi edhe shtyllën, ndërkohë që në minutën e 61-të Denis Romedahl mposhti për herë të dytë portierin Sulejmani, duke i dhënë fitoren Danimarkës.
Megjithë përpjekjet e shumta, Kameruni nuk mundi të barazojë dot shifrat, kjo edhe për shkak të rasteve të shumta të humbura përballë portierit Sorensen. Në takimin e fundit, Kameruni do të ndeshet me Holandën, ndërsa Danimarka me Japoninë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s