Sot, "Jorgjie Truja" shpall më të mirët e vokalit
Përfundon sot edicioni i katërt i Festivalit Mbarëkombëtar i Zërave Lirikë "Jorgjie Truja". Ky është një aktivitet i përvitshëm, që ka për qëllim evidentimin dhe vlerësimin e të talentuarve në fushën e vokalit operistik. Aktiviteti jo më kot organizohet nën emrin e artistes së shquar Jorgjie Truja, një nga figurat që qëndrojnë në themel të formimit të artit vokalo-skenik.
Programi ka prekur stile e zhanre të lirikës vokale, nga kënga popullore e përpunuar, e deri tek ariet e mëdha të literaturës botërore, si dhe katër takime seleksionuese përballë një jurie me specialistë shqiptarë dhe të huaj, iu japin mundësinë pjesëmarrësve të prezantojnë arritjet e tyre artistike dhe jurisë gjithashtu të përcaktojë më të mirët. Koncerti i finalistëve këtë vit është planifikuar të realizohet me orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila ka një përvojë të gjatë operistike e drejtuar nga Alqi Lepuri (Artist i Merituar) në formën e një koncerti gala. Por veç anës praktike të ballafaqimit skenik, ky eveniment përmbante edhe masterclass-e apo seminare, ku pjesëmarrësit e pedagogët patën mundësi që të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta, bashkëbisedime profesionale për problemet teorike të metodologjisë tradicionale dhe bashkëkohore me specialistë të huaj.