E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë profesorë në "Kledio"

Gjashtë profesorë të Akademisë së Arteve të Prishtinës kanë ekspozuar dje në galerinë private "Kledio" punët e tyre më të zgjedhura. Prof. Adem Rusinovci, prof. Ismet Jonuzi, prof. Majlinda Kelmendi, Eshref Qahiti, Valdete Veliu, Hajrush Faslliu.

Kjo ekspozitë është në kuadër të bashkëpunimit që galeria e re "Kledio" kërkon të ketë me artistë të zgjedhur dhe jashtë hapësirës së Shqipërisë.

Përveçse profesorë, pjesëmarrësit në këtë ekspozitë janë dhe emra të njohur në fushën e artit pamor kosovar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›