Deklarata e Metës, PS-ja ndjesë familjeve të dëshmorëve
Dy partitë kryesore të së majtës kanë vijuar edhe dje replikat në publik. Sekretarja për Shanse të Barabarta në Partinë Socialiste, Edlira Haxhiymeri, u ka kërkuar familjeve të dëshmorëve ndjesë për deklaratat e bëra dy ditë më parë nga Ilir Meta. Sakaq, drejtuesit e partisë së këtij të fundit bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në mitingun e datës 10 maj në sheshin "Skënderbej"
Reagimi
"Ndjesë familjeve të dëshmorëve për shfaqjen e papërshtatshme politike të Metës në ditën e kujtimit të tyre", tha Haxhiymeri.
Në emër të opozitës shqiptare, ajo ju kërkoi ndjesë familjeve të dëshmorëve për shfaqjen e papërshtatshme politike, që dha Ilir Meta në varrezat e të rënëve për liri, barazi e vëllazëri. Sipas saj, shkelja e ritualit të 5 Majit, për arsye krejt personale, që lidhen me lojën e vjetër politike që ka rifilluar zoti Meta, pa dashur t‘ia dijë as për hallet e as për aspiratat e shqiptarëve të keqqeverisur, vë në pozitë të vështirë socialistët. Ajo kërkoi mirëkuptimin e çdo familjari, çdo veterani e qytetari të fyer nga kjo sjellje, që nuk iu mundëson asgjë të mirë të rejave dhe të rinjve të këtij vendi, të cilët kanë nevojë për një politikë idealesh, vlerash dhe idesh. "Ne i rishprehim keqardhjen për mllefin që ka errur sytë, që ka helmuar gjuhën e aleatit tonë Ilir Meta", theksoi Haxhiymeri.
Vasili
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ftoi shqiptarët që më datën 10 maj, në orën 19:00 të protestojnë në sheshin kryesor të Tiranës. "T‘i thonë jo njëherë e përgjithmonë ‘Gërdec- Kushtetutës‘, të miratuar natën e 21 prillit, nga 115 deputetë, tradhtarë e të papërgjegjshëm, të cilët instaluan me votën e tyre Republikën e Kryeministrit të Gërdecit dhe shkelën e nëpërkëmbën dinjitetin e qytetarëve shqiptare", tha Vasili. Thirrja e LSI-së do të bëhet nën moton "Demokracia në rrezik". Drejtuesit e kësaj partie mendojnë se është rrezikuar çdo shqiptar, është rrezikuar çdo i ri shqiptar dhe çdo e re shqiptare, çdokush në Shqipëri ndodhet pra, përballë një shteti, i cili urren qytetarin, e përdhos qytetarin dhe nuk e lë më atë të vendosë. Vasili premtoi se ‘Gërdec Kushtetuta‘ do të marrë goditjen e saj më të egër, natën e 10 majit, ku qytetarët do të kthehen në shtëpitë e tyre më të qetë, sepse kanë bërë detyrën e tyre, në radhë të parë si patriotë dhe si njerëz që e duan atdheun e tyre, më parë se çdo gjë tjetër. "Kësaj proteste ftojmë që t‘i bashkohen edhe të gjithë intelektualët, të gjithë pjesëtarët e shoqërisë civile, të cilëve u dhemb liria e tyre, e cila është tërësisht në rrezik, për ata më shumë se për këdo tjetër", nënvizoi Vasili.